Vrau fqinjin, burg për 38-vjeçarin nga Puka

471
Sigal

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 38-vjeçarin Ndue Zefi, i cili vrau me armë zjarri pas sherri në lokal fqinjin e tij Martin Ndreca, 45 vjeç.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në zonën e ish Kënetës në Durrës.  Pas vrasjes autori ka shkuar në Pukë, në vendlindjen e tij dhe më pas është dorëzuar në Policinë e Shkodrës.

38-vjeçari akuzohet për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.