Tentoi të kalonte drejt Kosovës 3 emigrantë të paligjshëm, pranga 61-vjeçarit nga Tirana

128
Sigal

Kukës

Goditet 1 rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-B. A., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjetin tip “Toyota”, 3 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.