Dr. Blenard Nonaj: Mirënjohje për kontributin në edukimin e brezave të mësuesëve të Skraparit

94
Sigal

Mjeku i njohu ,Blenard Nonaj,  ka shpehur mirënjohjen për profesorin e tij, i cili ka ndikuar në rrugëtimin e tij profesional.

“Mirënjohja është një virtyt që populli i Skraparit e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Sot isha me mësuesin e njohur të gjimnazit të Skraparit, profesorin Behar Çuedari, pikërisht për t’i shprehur mirënjohjen për kontributin e tij të rëndësishëm në edukimin tim. Profesor Behari ka qenë mësuesi im kujdestar në gjimnazin “Ramiz Aranitasi” dhe padyshim një nga njerëzit që ka ndikuar fort dhe pozitivisht në formimin tim arsimor, dhe rrugëtimin tim profesional.

Mirënjohje dhe falenderim për profesor Beharin dhe për dhjetëra mësues dhe mësuese të rrethit të Skraparit, për punën dhe kontributin e tyre të çmuar ndër vite”, shkruan Nonaj.