Grant 2.5 milionë euro/ Firmoset marrëveshja me Greqinë, për rindërtimin e një shkolle profesionale

289
Sigal

U nënshkrua sot marrëveshja  për akordimin nga ana e Greqisë, të një granti prej 2,5 milion eurosh , me qëllim rindërtimin e një shkolle profesionale  në kompleksin ”5 Maji” në Tiranë. Marrëveshjen, e cila përbën kontributin e Greqisë për rindërtimin, pas tërmetit të goditi Shqipërinë në nëntor 2019, e nënshkruan Ministri për Rindërtimin z.  Arben Ahmetaj  dhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj. Sophia Philippidou.

Gjatë fjalës së saj, znj. Philippidou theksoi mes të tjerave:

”Bashkë me Ministrin për Rindërtimin z. Arben Ahmetaj, do të nënshkruajmë sot marrëveshjen për akordimin falas nga ana e Greqisë  të 2,5 milion eurove, të cilën e kishim komunikuar në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve ”Together for Albania”, e cila u mbajt në Bruksel në shkurt  të vitit të kaluar. Është një tregues shtesë i solidaritetit midis vendeve dhe popujve tanë  si dhe i përkrahjes së njërit për tjetrin, kur kemi një situatë emergjence.

Ky grant plotëson reagimin e menjëhershlëm  të Qeverislë greke por edhe solidaritetin e vetvetishëm që treguan populli grek  dhe emigrantët Shqiptarë në Greqi, që në momentet e para të vështira mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ne gëzohemi që vepra e rindërtimit po avancon  dhe që do të marrim pjesë në një program kaq të rëndësishëm dhe kaq modern , siç është ai i rindërtimit të një shkolle profesionale  në kompleksin ”5 Maji ” në Tiranë. Besojmë se diçka e tillë do të hapë dhe rrugë të tjera bashkëpunimi në nivel pregatitjeje profesionale”.