Presidenti Meta mesazh politikanëve të Kosovës: Të mos humbet asnjë minutë në përballjen me koronavirusin

376
Sigal

Presidenti Ilir Meta në një intevistë ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Kreu i shtetit iu ka dërguar mesazh politikanëve të Kosovës, duke iu thënë se është e rëndësishme të mos humbasë asnjë minutë në përballjen me virusin COVID-19.

Meta ka deklaruar se nuk është i lumtur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Derisa ka shtuar se megjithatë, institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në përballjen me virusin COVID-19.

“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës. Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim”, ka thënë Meta, në NovoMedia.

Presidenti Meta ka shtuar se përveç përballjes me pandeminë, Kosova ka edhe sfida të tjera.