Presidenti i Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj takon kryetarin e Bashkisë Fier, Subashi: Mbështetje për projektet e ardhshme për një Fier më të bukur 

28
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj të premten e nisi me një takim pune në qytetin e Fierit ku u takua me Kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi. Takimi ishte konceptuar si një kafe pune. Kreu i shtetit shqiptar u njoh nga afër me zhvillimet, ndryshimet dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e këtij qyteti. Vëmendja më e shtuar ishte për projektet e ardhshme që e presin Fierin veçanërisht në aspektin e zhvillimit turistik. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, pak minuta pas takimit me Presidentin Begaj tha se nga këto projekte Fieri do të jetë më i bukur, më i zhvilluar dhe më tërheqës: “Kënaqësi dhe nder i veçantë të prisja në Fier për një “kafe pune” Presidentin e Republikës z. Bajram Begaj dhe Zonjën e Parë. Rilindja e Fierit, projektet e realizuara dhe ato të ardhshme, sidomos në zhvillimin e turizmit, ishin pjesë e diskutimit tonë. Falënderoj Presidentin për vlerësimin e punës sonë në këto vite dhe për shprehjen e angazhimit në mbështetje të projekteve të ardhshme për një Fier më të bukur, më të zhvilluar dhe më tërheqës për të gjithë” – tha Armando Subashi, Kryetari i Bashkisë së Fierit.