Skandali me “One Albania”/ Qytetarët nënshkruajnë kontratë, por nuk marrin shërbim

38
Sigal

Kompania “One Albania”, pas dhjetëra rasteve që ka lënë pa shërbim abonentët telefonikë, të cilët edhe pse paguajnë oferat nuk marrin shërbim, ka filluar që të lërë pa internet në banesë dhjetëra qytetarë.

Sipas një denoncimi, ku theksohet se pse prej disa muajsh ka firmosur kontratën me kompaninë “One Albania” për internet me fibër dhe ende nuk ka marrë shërbimin nga kjo kompani.

Qytetari shprehet se nga kompania ende nuk ka marrë asnjë sqarim.

Kjo situatë kërkon menjëherë reagimin e autoriteteve, pasi qytetarëve u merren lekë dhe nuk marrin dot shërbim.

Nuk dihet ende se ku qëndron me saktësi problemi, por nuk janë të pakta reagimet në lidhje me këtë problem./CNA