Shoqata Tirana vlerëson emrat që kontribuan për kryeqytetin e Tiranës

229

Presidenti i Yldon Media Group ka theksuar rëndësinë  që ka ngritja e problematikave për kryeqytetin dhe zgjidhja e tyre teksa theksoi se për tironsit dera është e hapur për këdo.

Ylli Ndroqi: Jam i emocionuar nga ky vlerësim që unë do t’ja dedikoj Yldon Media Group, gazetarëve, operatorëve, drejtuesve të televizionit që bëjnë një punë të jashtëzakonshme prej 13 vitesh duke u shërbyer qytetarëve shqiptarë në Tiranë dhe jashtë saj. Duke i uruar qytetit të Tiranës, qytetit të dashurisë, qytetit të harmonisë, qytetit të mikëpritjes, ne jemi tironsa, ne jemi të thjeshtë, ne nuk dimë të bëjmë lajka. Çfarë kemi në ambjentet e familjes sonë ne jemi gati t’ja dhurojmë gjithëkujt. Pse? Sepse rrjedhim nga familje punëtore, familje që e kemi ndërtuar me punë dhe sakrificë çdo gjë. Këtë bëjnë tironsit dhe të mos na e marrin për dobësi se jemi tironsa, por jemi humanë. Duam njëri-tjetrn  dhe vlerësojmë pa fund këdo. I uroj Tiranës mijëra e mijëra vite e shekuj, se Tirana është me fat, është e bekuar nga Zoti. Aty ku ka kala ka qytetërim, jo pa qëllim Tirana ka sukses, Tirana do të ecë përpara, Tirana tregon që ka tironsa.

Edmond Leka është vlerësuar për kontributin e  dhënë në përballimin e tërmetit edhe pse aktet e bamirësisë nuk i ka bërë publike në media.

Edmond Leka: Ndjehem në vështirësi sepse ne mundohemi të kontribuojmë, të ndihmojmë njerëzit në nevojë si kpmopani, si familje, personalisht. Bëjmë atë që mundemi me zemër, por nuk e bëjmë për të marrë vlerësime ose çmime.

Futboll Klub Tirana ka një rëndësi domethënëse për kryeqytetin ndaj Refik Halili ka marrë një çmim të posaçëm.

Refik Halili: Jam shumë i privilegjuar që sot në këtë sallë prezantojmë edhe festimin që do të bëjmë të gjithë bashkë për Klubin e Tiranës, për 100 vjetorin e Tiranës dhe klubit tonë më të madh në Shqipëri dhe më me shumë trofe.