Kërkoi mëshirë në gjyq, jepet dënimi për të riun që vrau shokun në Kombinat

373
Sigal

26-vjeçari, Muhamet Sallahi është shpallur fajtor nga fajtor nga Gjykata e Tiranës.

Ai është dënuar me 16 vite burgim me gjykim të shkurtuar për veprat penale ‘Vrasje me dashje dhe Plagosje e rëndë me dashje’. Të dyja akuzat ai i ka pranuar dhe kërkoi  mëshirë nga gjykata.

Kujtojmë këtu se në tetor të vitit 2018 Muhamet Sallahi goditi me një mjet prerës Holdi Hajdarin, në banesën e këtij të fundit në Kombinat.

Hajdari më pas ndërroi jetë në spital. Pas analizave që u bënë u zbulua se edhe viktima dhe autori kishin gjurmë të lëndëve narkotike në gjak.

Muhamet Sallihi një muaj pasi ndodhi krimi tha se e kishte shok Holdi Hajdarin dhe se e kishte goditur, pasi kishin pirë drogë.