Vjedhësit e ullinjve, dy në hetim brenda 24 orëve

551
BERAT – Stina e pjekjes së ullinjve është shoqëruar dhe me denoncimet e para të pronarëve për vjedhjen e frutit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit dy të akuzuar janë vënë nën hetim me akuzën e “vjedhjes”. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se ditët e fundit pesë deoncime kanë mbërritur në organin blu nga pronarë platasionesh me ullinj për vjedhjen e frutit. Policia deklaroi se dy burra u identifikuan për vjedhjen e ullinjve dhe nisi hetimi në gjendje të lirë. Kështu sipas të njëjtave burime dje policia nisi hetimet ndaj shtetasit me inicialet S.L, 58 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet si autor i vjedhjes së 80 kg ullinjë në pronësi të shtetasit S.Ç, 66 vjeç, në lagjen “Kala”, të Beratit. 
Po dje policia deklaroi se nisi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.J, 68 vjeçe, banues në Kavajë, pasi është kapur duke vjedhur ullinj në pronësi të shtetasit A.Sh, 49 vjeç, në fshatin Bilçë, të njësisë administrative Velabisht. Për të dyja rastet u vendos proçedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “vjedhjes”.
Sigal