Shëndetësia kryeson me 31.8 % të tenderave të dyshimtë me rrezik të lartë për klientelizëm

320
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Që nga viti 2015 janë dhënë 6609 tendera me “red flags”

Nga një kërkim i thjeshtë në portalin ‘Open Procurement’, rezulton se shëndetësia është sektori më numrin më të madh të tenderave me risk të miratuar, të quajtur ndryshe si ‘red flags’.  ‘Red flags’, janë tenderat që kanë rrezik të lartë për klientelizëm, korrupsion, mungesë gare dhe konkurrence. Që nga viti 2015 e në vijim, në sektorin e shëndetësisë rezulton se janë zhvilluar gjithsej  20.781 tendera, nga të cilët 6609 tendera janë me “red flags”, ose 31.8 % e totalit. Për pushtetin vendor, ky raport mes tenderave të zhvilluar dhe atyre “red flags” është 16.8%. Pra, më pak se në sektorin e shëndetësisë. Sektorët më problematikë janë ato qe marrin më shumë lekë nga buxheti. Shëndetësia dhe Arsimi nga të parët, por edhe ministritë ndryshme, që janë të lidhura direkt me prokurimet publike”, – thotë Eduart Gjokutaj.

Institucionet me riks të lartë të tenderave

Gjithashtu, nga të dhënat e Open Procurement rezulton se përveç shëndetësisë dhe pushtetit vendor, institucione të tjera me numër të lartë të tenderave me risk ose ndryshe “redflags” janë Fondi Shqiptar i Zhvillimit; ndërmarrjet shtetërore; agjencia e blerjeve të përqendruara dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.