Vasili: Rilindja dhe ‘Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve’ nën akuzë për 6 vepra penale, McGonigalët do ndëshkohen rreptë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi ka shkruar në lidhje me Ligjin e Dosjeve se “përpëlitjet rilindase” me të janë thjesht një përpjekje mjerane, që nxjerr në shesh dështimin e Ramës dhe lemerinë që ka pushtuar pushtetin nga frika e humbjes.

Rilindja me gjithë Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë për plot gjashtë vepra penale. Edhe përpjekja e dështuar me turp për ta mbyllur çështjen përmes Prokurorisë së kapur, u rrëzua nga Gjykata, e cila urdhëroi hetim të plotë të të gjitha manipulimeve e mashtrimeve të Autoritetit të Manipulimit Dosjeve, të bëra me urdhër të Edi Ramës.

Sigal

Tani të gjitha veprat penale, që rëndojnë mbi ta do hetohen deri në fund dhe asgjë nuk i shpëton dot ata nga dënimi sipas ligjit. Mc Gonigalët rilindas nuk fshihen dot askund dhe gjykimi mbarëpopullor do t’i ndëshkojë ata shumë rreptë, siç e meritojnë për të gjithë të zezat, që i kanë shkaktuar popullit dhe interesave kombëtare.”