U arrestua në 2016 për trafikim droge, lirohet nga burgu 38-vjeçari në Elbasan/ Pse Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm në janar të këtij viti?

125
Sigal

38-vjeçari Ervis Hasankolli është liruar pasi mbahej i arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ai u arrestua nga policia e Elbasanit gjatë operacionit “Paper” më 13 mars, por është liruar sot nga prokuroria e Elbasanit.

Ndaj tij në 2016 ishte vendosur masa arrest me burg me 10 vite për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa më 25 janar 2022 Gjykata e Lartë kishte pranuar rekursin e Hasankollit duke e shpallur të pafajshëm.Megjithatë ai u arrestua më 13 mars nga policia e Elbasanit dhe u mbaj në paraburgim deri ditën e sotme që u lirua me urdhër të prokurorisë.

Burimet thone se mos gjendja e vendimit nga gjykata e shkalles se larte e cila e shpallte ate te pafajshëm bëri vendosjen pas hekurave të 38 vjeçarit i cili sot fitoi serish lirinë.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Papër”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan. Vihet në pranga një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Papër” në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– Ervis Hasankolli, 38 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.