Mark Topollaj: Rrondelja e ndryshkur e politikës

18
Sigal

Mark Topollaj

Kino – Regjizor

 

Maskimi i injorancës së tij me falsitetin në vazhdimësi provokon gabime rrënqethëse të përzier me gjakun e shqiptarëve që po derdhet për ditë rrugëve të Shqipërisë. Njohja e injorancës është baza për t’i dhënë mendimin realitetit poshtërues të përvetësimit të pasurisë të popullit më të varfër të Europës. Mohim i dijes e mosdija ndërton vlerat e karakterit të politikës sllave në Shqipëri.

Ky person tërheq planetin dhe e mban në ekuilibër dinamikën e sistemit. Nuk mund të njohësh asgjë e populli im në qoftë se nuk nisesh nga njohja e injorancës së Edi Ramës si tradhtar i Kombit. Si rrondele e ndryshkur e politikës pansllave. Maskimi i injorancës së tij me falsitetin në vazhdimësi provokon gabime rrënqethëse të përzier me gjakun e shqiptarëve që po derdhet për ditë rrugëve të Shqipërisë.

Njohja e injorancës është baza për t’i dhënë mendimin realitetit poshtërues të përvetësimit të pasurisë të popullit më të varfër të Europës

Mohim i dijes e mosdija ndërton vlerat e karakterit të politikës pansllave në Shqipëri.

Zemra është ulur në karrigen emocionale dhe çdo ditë shtypet nga arrogance e një kryeministri, i cili në damarët e gjakut të tij lëviz gjak sllavi. Nuk e di i shkreti se serbin e krijoi Franca. Kjo do të thotë, se Edi Rama nuk di as historinë e popullit të vet. Këtë qënie e prokupon thëniet e pathëna të Margaret Theçerit: “Me burrat bisedohet, kurse me gratë kryen punë shpejt e shpejt”. Kjo grua  e hekurt dhe e mençur nuk ka nxjerrë asnjëherë nga goja budallallëqe të kësaj natyre. Mashtrimi vret pafajësinë dhe është simboli i së keqes.

Simbolet e drejtësisë i krijove me sëpatën mbas kokës. Kjo klasë politike e pistë po detyron prindërit të varrosin fëmijët e tyre. Ky rit biblik që prindërit edhe sot janë bërë varrmihësit e fëmijve të tyre e kanë detyruar Shqiponjën të ndaloj fluturimin e kështu tronditet fëmija në barkun e nanës. Kurse qyqja vajton në të gjithë stinët e vitit. Kryeministri thotë “kokën hëngshin”.

Mendimet gjeniale në logjikën fizike qiellore janë shprehur për njohjen e shkencave e të fenomeneve. Në veprat “Politika” “Retorika” e “Poetika” janë udhëzime për t’i njohur fenomenet që na rrethojnë. Kjo quhet Aristotelizmi ose sistemi i doktrinës filozofike e shoqërore.

  1. Edi Rama nuk e le rruga e hajdutërisë që ka zgjedhur të studiojë gjëra që i bijnë për mbarë vocërrakëve të kësaj toke. Tezat e marrisë së tij dhe të pacifizmit antropologjik i shërbejnë pansllavizmit të Vuçiçit. E keqja ekziston në kapacitetin e vlerave njerëzore, që e ka përfituar nga sëmundja komunizmit, që në vazhdimësi prodhon aksione shkatërruese. Shembujt janë folklorik i drogës që promovon Edi Rama ose kryeministri i korrupsionit total shtetëror, i cili ka vulosur bashkimin e dhimbjeve masive me përmasa biblike.

Zoti Edi Rama shpresat e masave popullore i ke lënë në ftohtësinë e dimrit.

Ti dhe ministri i brenshëm që nuk mund të ja përmend emrin, por ai ka lëshuar një mendim profetik “Unë e dua partinë e hajdutëve më shumë se familjen time”.

Ma vranë Martin Bardhin djalin e dajës, m’u përpara Komisariatit të Mirditës dhe e keni harruar shpejt. Nuk e di mirë po Mirdita e burrave të dheut u ka nxjerrë këngën:

“Ma ngadalë kopilat e qeverisë

nuk i njeh djemt e shqypnis,

Se nuk keni pa, Mirditë me sy

Se si të djegim veten, djeg edhe ty”.

– Vrasjet mafioze të këpusin shpirtin.

Lëvizja antipsikiatrike ka vendosur dritë në ekzistencën e dominimit të institucioneve. Pra me rilindjen tënde është modernizuar kriminalizimi i jetës shoqërore. Kryeminsitri ynë i ka shpëtuar ndjenjave të mëshirës dhe menjëherë e ka përfshirë lezeti i puplave të lagura. Ky zotëri jep konkluzione pa domethënie. Ai ruan me precision rregullin e komunizmit pansllav.

Kini kujdes se padrejtësia e rebelimit social thekson vlerat e kthesës të nisura nga instrumentët terapeutike.

Lëvizja antipsikiatrike ka vendosur dritë në ekzistencën e dominimit të institucioneve. Pra me rilindjen tënde është modernizuar, kriminalizimi i jetës shoqërore.

Kryeministri ynë i ka shpëtuar ndjenjave të mëshirës dhe menjëherë e ka përfshirë lezeti i puplave të lagura.

Ky zotëri jep konkluzione pa domethënie. Ai ruan me precision rregullin e komunizmit pansllav.

Pamja e syve të tij jep një çthurje mendore. Virtyti i tij i ngjan një analogjie sugjestive. Sidoqoftë ai mbetet një politikan mediokër dhe një mashtrues e një hajdut i pa arritshëm.

Në asnjë vend të Europës nuk ekziston një çmenduri mendore si në zyrat e qeverisë shqiptare. Të bazuar në Kushtetutën e vendit tonë, komisioni i ngritur për aprovimin e veprave kinematografike, nuk përdhunosen si kështu.

Në fillimin e vitit 2011 Komisioni i aprovimit të skenarëve me në krye shkrimtarin e nderuar Teodor Laçon e Bujar Lakon që sot nuk janë më dhe me regjizorin e nderuar të Kombit tonë Esat Mysliut e të tjerë i aprovonin skenarët e mi “Revolta” dhe “Padre Zef Valentini dhe Shqipëria”.

Këta skenarë u aprovuan edhe në Itali dhe Hollandë. Fatmirësisht producentët erdhën në Shqipëri. Këtë evenimet e prezantoi edhe shtypi i kohës.

Por Edi Rama ka krijuar një regjim banditesk dhe anti kombëtar.

I drejtohem Zotit Dumani. O Zotni merru me hajdutët, sepse Shqipëria çdo ditë po tkurret e po zhduket.

Binte dhe bie shi.