Korrupsion edhe me mishin, jo vetëm tendera me uniformat e policisë

332
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Dosja e SPAK për arrestimet e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme

Jo vetëm tendera me uniformat e Policisë së Shtetit, por edhe tendera me mishin apo me lavanderinë. Në dosjen voluminoze të SPAK, është hedhur dritë edhe mbi abuzime të tjera të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Në dokumentet përshkruhet një tjetër rast i favorizimit në tendera korruptivë. Prokuroria e Posaçme hedh dyshime mbi tenderin e mishit dhe produkteve të tij, pasi nga provat e administruara deri më tani, rezulton se atë e ka fituar një kompani, që nuk e ushtron aktivitetin e saj në prodhimin apo shitjen e produkteve të mishit. Sipas dosjes, është e provuar nga Drejtoria Rajonale e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit Korçë, që subjekti në fjalë nuk është i licensuar në tregtimin e mishit.

Pjesë nga dosja e SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Tiranë, më datë 25.06.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 174 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Në datë 23.06.2021 në referim të nenit 287/1 të K.Pr.Penale nga organi procedues u disponua për regjistrimin si persona që ju atribohet vepra penale emrat e shtetasve Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani, Aurora Mulla, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. L. Rrethanat e procedural.  Në datë 17.06.2020, shtetasi Argent Daci, administrator i shoqërisë “Daci-Al”, ka bërë kallëzim penal tek Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezulton se shoqëria e tij, e regjistruar në QKB, si person Fizik “Argent Daci”, me NIPT L01914003T, ushtron aktivitetin tregtar në fushën e therrjes, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të mishit të freskët. Nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara është ndjekur procedura e prokurimit për dy raste:

1.Blerje Mish dhe nënprodukte të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit:30,846,736 (tridhjetë milionë e tetëqind e dyzet e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë (pa TVSH);

2.Blerje Mish dhe nënprodukte të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit:5,030,037(pesëmilionë e tridhjetë mijë e tridhjetë e shtatë) lekë (pa TVSH).

Këto prokurime i ka fituar Shoqëria “4S” shpk, me NIPT L64425401K, e cila nuk ushtron aktivitetin e saj në adresën ku është licensuar për tregtimin e mishit, fakt i konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit Korçë, në drejtim të kallëzuesit, me shkresën e saj Nr.731/1 Prot, datë 06.05.2020, e cila ka cituar se subjekti “4S” me NIPT L64425401K, është futur në planin vjetor për inspektim nga Drejtoria Rajonale e AKU-së Korçë për licencën me Nr.LN-3823-09-2017, por që nga momenti i dhënies së kësaj licence çdo inspektim i programuar sipas riskut(2 herë në vit), nuk është realizuar, pasi subjekti nuk është konstatuar asnjëherë hapur, fakt i konfirmuar edhe me telefon nga administratori i kësaj shoqërie në drejtim të AKU-së Korçë, i cili ka deklaruar se nuk ka filluar akoma ushtrimin aktivitetit. Pra, ka rezultuar se subjekti fitues i këtij prokurimi, shoqëria “4S” shpk, nuk zhvillon aktivitet në adresën Korçë, ku ka ende aktive licencën e dorëzuar si plotësim të njërit prej kritereve të këtij prokurimi, me numër LN-3823-09-2017 me kod II. IB me emërtimin përshkruese të veprimtarisë Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz), e cila është dorëzuar për procedurën e prokurimit pranë autoritetit kontraktor.

Po ashtu, edhe vetëdeklarimi që shoqëria “4S” shpk ka bërë për kontrollin e fundit të AKU së, është fiktiv, pasi Drejtoria e AKU-së Korçë e ka shprehur se nuk e ka inspektuar asnjeherë subjektin, që nga dhënia e licencës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit të bëra nga Shoqëria “BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& Servizi Italia S.p.A”.,me datë 07.07.2020,  ka regjistruar procedimin penal nr. 185, për veprën penale “Shkelje barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 2581 Kodit Penal. Nga aktet, rezulton se Shoqëria “BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& Servizi Italia S.p.A,”  ka marra pjesë në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) me datë 03.09.2019, me objekt: “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me fond limit 1.117.059.801 lekë pa TVSH (rreth 9.200.000 Euro), për 4 vjet, me numër reference REF. 30830-07-18-2019.

Pas skualifikimit të kësaj shoqërie në këtë tender, me datë 18.09.2019, njoftim të cilin e ka marrë në Sistemin e Prokurimeve Elektronike (SPE) për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), e cila është skualifikuar për disa shkaqe të paraqitura dhe të njoftuara në drejtim të kësaj shoqërie të skualifikuar.

Pas ankimit të bërë në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave (KSHA) pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP), ky Komision e ka rrëzuar ankimin e shoqërisë, duke i kthyer përgjigje për këtë vendim me shkresën Nr.1648/2, datë 02.10.2019.  Më pas, nga kjo shoqëri në datë 11.10.2019, është bërë ankim tek Komisioni i Prokurimit Publik, i cili me vendimin e datës 10.01.2020, ka pranuar ankimin duke vendosur që duhet të kualifikohet për këtë tender shoqëria “BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia” S.P.A”. Po ashtu, rezulton se Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë ABP-së, ka marrë në shqyrtim edhe ankesën e shoqërisë tjetër pjesëmarrëse në këtë tender, “AGS”, ankim i paraqitur me datë 23.09.2019, për të cilin e ka pranuar ankimin me datë 30.09.2019, duke e kualifikuar atë.

Në zbatim të vendimit të KSHA-së pranë ABP-së, të datës 30.09.2019, për kualifikimin e “AGS” dhe të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të datës 10.01.2020, me datë 14.01.2020, nga ana e ABP-se është bërë rivlerësimi në sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) duke renditur si fitues shoqërinë “BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia “S.P.A” dhe “AGS”. Pas këtij momenti, pas komunikimeve që ka patur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me shoqërinë “BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& “Servizi Italia S.P.A”, me shkresën Nr.309/1 Prot, datë 26.02.2020, njoftim i dërguar edhe në adresën e email-it të kësaj shoqërie, është njoftuar kjo shoqëri se, nga ana e ABP-së, po verifikohej ankimi i bërë nga shoqëria e renditur e dyta në këtë tender “AGS” sh.p.k, e cila rezulton të kishte bërë një ankesë, me pretendimin se një nga administratorët e shoqërisë “Sanitary Cleaning” sh.p.k, është i dënuar nga gjykata italiane dhe se nga ana e ABP-së ishte pezulluar procedura e këtij tenderi, deri në një konfirmim të kësaj ankese. Ky pretendim po verifikohej nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Me shkresën nr.478 prot, date 09.03.2020, shoqëria “Sanitary Cleaning” sh.p.k,  ka paraqitur pranë ABP-së dëshminë e penalitetit të lëshuar nga ana e Autoriteteve Italiane për shtetasit italian Luigi Innocenti dhe Fatos Deliu (administratorët që kanë lidhje rezidenciale në shtetin Italian), dokumentacion i paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, të apostiluara dhe me përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe, të njehsuara me origjinalin.

Në vijim të veprimeve administrative, në lidhje me procedurën e këtij prokurimi, me datë 30.06.2020, shoqëria “BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& “Servizi Italia” S.P.A” është njoftuar nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike (SPE) për rivlerësim tjetër të ofertave, duke e skualifikuar këtë shoqëri, në zbatim të vendimit të Komisionit 18 Shqyrtimit të Ankesave nr.79/2, datë 26.06.2020,  duke kualifikuar si fitues të këtij tenderi shoqërinë “AGS”, sh.p.k. kësaj here me arsyetimin se: “anëtari i bashkimit të operatorëve ekonomikë “Servizi Italia SPA”.,ka dorëzuar dokumentacionin ekstrakt i regjistrit tregtar, ku rezulton se shtetasi Enea Righi, në detyrën e Administratorit të deleguar  të shoqërisë, me kompetenca të kufizuara dhe në seksionin e kompetencave përcaktohet ndër të tjera, se z.Enea Righi, ka të drejtën e përfaqësimit ligjor të shoqërisë, me përjashtim të pjesëmarrjes se shoqërisë “Servizi Italia SPA” në Bashkime të Përkohshme të Shoqërisë. Nga verifikimi i Marrëveshjes së Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive dhe Prokurës  së Posaçme, të paraqitura si pjesë e ofertës, rezulton se të dy dokumentet janë nënshkruar nga z. Enea Righi, për anëtarin e bashkimit të operatorëve ekonomikë, shoqërinë “Servizi Italia SPA”.  Për sa më sipër, rezulton se z. Enea Righi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurën e posaçme në emër të  shoqërisë “Servizi Italia SPA”, përtej togave të përfaqësimit për t’i kryer këto veprime juridike, referuar kompetencave të dhëna nga shoqëria “Servizi Italia SPA”, të përcaktojë ekstraktin e regjistrit tregtar.  Në këtë aspekt,  z.Enea Righi, në cilësinë e administratorit të deleguar me kompetenca të kufizuara përfaqësimi të shoqërisë  “Servizi Italia SPA”, nuk ka qenë i legjitimuar të përfaqësoje dhe të nënshkruaje në emër të shoqërisë “Servizi Italia SPA”, për pjesëmarrje në bashkime të përkohshme me shoqëri të tjera.

Për rrjedhim, dokumentacioni i paraqitur i hartuar përpara noterit (marrëveshje e bashkimit 18 përkohshëm të shoqërive dhe prokurë e posaçme), konsiderohen të pavlefshme. Për pasojë, Marrëveshja e Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive, Prokura e Posaçme, si dhe oferta e paraqitur në procedurën e prokurimit, konsiderohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 2 të nenit 74 të VKM-se nr.914/2014, i ndryshuar”. Ndërkohë, që kallëzuesi ka paraqitur përcaktimin e “Ekstraktit të Shoqërisë Servizi Italia” në këtë version origjinal: “Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë, kundrejt të tretëve dhe në gjykim, si dhe e drejta e firmës për shoqërinë në kuadrin e të drejtave të dhëna dhe në kufijtë e kompetencave të parashikuara nga statuti i shoqërisë, Kompetenca për të shtruar të gjitha të drejtat që i takojnë Këshillit Drejtues, sipas ligjit dhe në bazë të statutit për kryerjen e të gjithë akteve të administrimit të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm, me përjashtim, përveçse kur është e delegueshme në bazë të nenit 2381 të Kodit Civil, të veprimeve  të blerjes dhe shitjes apo sidoqoftë  të akteve të disponimit, ndër të cilat, sa për shembull, edhe pse jo, shterues, krijimin e uzufruktit, të pengut dhe vendosjen e hipotekës), të pasurive të paluajtshme, pjesëmarrjes në shoqëri të tjera, ndërmarrje dhe degë ndërmarrjesh (me përjashtim të shoqërive pjesë konsorciumi, konsorciumeve dhe bashkimeve të përkohshme të shoqërive).