Vazhdon të jetë e rënduar situata e përmbytjeve në Shkodër, ku niveli i ujërave është shumë afër kuotës maksimale.
Sipërfaqja e tokës së përmbytur ka arritur në 1880 hektarë. Rruga e fshatit Obot është e kalueshme vetëm me mjete të larta, pasi uji ka arritur në 80 cm lartësi.
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 14.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
“Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.32m. (Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.65 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.92m. (Kuota max 7.50 m)
Lumi Kir ka prurje minimale.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1880 Ha
Tokë e pakultivuar 518 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1180 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Pemtore 7 Ha
Ana e Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta.
Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
Grurë 40 Ha
Pemëtore 5 Ha
Në fshatin Obot, janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit:
50 pako ushqimore
200 koli ujë, nga 8 litër kolia
51 thasë koncentrat nga 20kg
4, 5 ton misër
Në fshatin Muriqan (lagjia Goricë), janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 3 ton miser donacin.
Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 265 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 400Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat. Në fshatin Shirq janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.
Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemetore 2 Ha”.