Av. Altin Goxhaj: Në këtë javë do fillojnë të ndodhin gjëra për të shpopulluar vendin

436
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Avokati Altin Goxha, në lidhje me situatën politike në vend, foli edhe për aksionet e ndërmarra së fundmi, për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke pohuar se jo pa qëllim, janë lënë për t’u zbatuar pas zgjedhjeve. Avokati thotë se, që prej një jave, në vend ka filluar represioni policor, duke rikthyer dhunën. Av. Altin Goxhaj shton  se në vend do të ndodhin gjëra të reja gjatë kësaj jave, duke vënë në zbatim sipas tij, planin për ‘shpopullimin e Shqipërisë’.

Av. Altin Goxhaj: “Në këtë javë do fillojnë të ndodhin gjëra. Javën që kaloi u shpërndanë tatimorët në çdo biznes për të kërkuar gjobën e 1 milion lekëve për qeverinë. Këtë javë ka filluar represioni policor, është rikthyer dhuna. Në gjykatat e Shqipërisë, plot me çuna të rinj, të cilët akuzohen për protestat e Klodian Rashës, ndërkohë, që doli këtë javë videoja e vrasjes së tij, të cilën ata e kishin parë që ditën e parë. Pse shpikën pistoletën e lloj- lloj gjërash, dhe familja vijon të heshtë. Kjo është një situatë skandaloze. Në gjykatë i mbajnë të gjithë zvarrë nëpër komisariate. Në këtë javë do shohim fazën e re, për atë që quhet ‘plani për shpopullimin e Shqipërisë’. Kanë marrë urdhër të gjithë institucionet e vendit, për të shembur sa më shumë ndërtime. Këto 4 vite do shihni tmerrin, në 8 vite nuk keni parë asgjë, madje do ju marrë malli për ato vite.