I zhvati 8 milionë lekë vajzën së 55-vjeçares me COVID-19, del para gjykatës sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”

112
Sigal

Tire Alldervishi, sanitarja që u hoq si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” për të marrë para nga familjarët e të sëmurës me Covid, ka dalë sot para gjykatës.

Sanitarja 58-vjeçare e spitalit Covid-2 është vënë në pranga ditën e djeshme, pas publikimit të disa pamjeve nga emisioni “Stop”, në të cilat duket se ajo ka marrë të paktën 8 milionë lekë të vjetra nga vajza e pacientes e cila më pas ndërroi jetë.

Për sanitaren, Prokuroria ka kërkuar caktimit e masës së sigurisë “arrest në burg.”

Nëna e vajzës që ka bërë kallëzim në Prokurori ishte shtruar tek COVID-2 më 28 nëntor të vitit që shkoi dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital në datën 25 dhjetor.

Ndërsa, prokuroria do të hetojë për të qartësuar nëse bëhet fjalë për një rast sporadik, apo kemi të bëjmë me një skemë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me Covid-19.