OBSH shpall emergjencën botërore për shkak të koronavirusit

529
Sigal

Organizata botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një emergjencë globale.

Kjo për shkak se virusi është përhapur thuajse në të gjitha vendet e botës.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por çfarë po ndodh në vendet e tjera” – tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë lajmërimin në një konferencë për shtyp pak minuta më parë.

Frika sipas tij është përhapja e virusit në vende me sistem të dobët shëndetësor. Deri tani numërohen mbi 170 të vdekur dhe mbi 8 mijë të prekur nga virusi.