Luana Vjollca konfirmoi dasmën me Krenar Çoçajn, apo na bënë sytë?!

849
Sigal

Disa ditë më parë, në media bëri bujë një lajm ku thuhej se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kanë planifikuar të martohen brenda këtij viti!

Ditën e sotme, moderatorja ka postuar një foto në Instagram, ku konfirmon se do ketë dasmë këtë vit.

“Gjejeni pak kush do të martohet këtë vit?”, shkruan ajo duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Kaq mjaftoi që postimi i saj të mbushet me komente plot që shkruajnë “TI”.

Por një postim kaq i thjeshtë na bën të dyshojmë nëse vërtet bëhet fjalë për dasmën e moderatores.

Kjo pasi Luana nuk ka bërë kurrë një postim të këtij lloji për jetën e saj private.

Në fakt, Luana Vjollca do të vijë me një program të ri këtë vit, që ka në thelb çiftet, ndaj e kuptoni se postimi i saj mund të ketë lidhje me këtë apo jo!