Demokratët u “mbytën” nga gazi lotsjellës, Ulsi Manja flet për protestën e PD-së: E kaluam me sukses! Profesionalizëm i lartë i policisë…

185
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e konsideron si provë të kaluar me profesionalizëm sjelljen e policisë së shtetit në protestën brenda selisë së Partisë Demokratike.

Pavarësisht se demokratët u “mbytën” nga gazi lotsjellës, Manja thotë se ky është rasti më unik në botë ndërsa u bën thirrje dy palëve të  vetëpërmbahen.

Reagimi nga Ulsi Manja:

“Sot ka qenë ndoshta sfida më e komplikuar për një Polici Shteti në demokraci, sepse kjo e sotmja është një ngjarje e padëgjuar në historinë politike të planetit. S’ka bërë vaki në botë që një parti politike të kthehet në një arenë lufte me mjete mesjetare, mes dy palësh të ekstremizuara në skaje të papara ndonjëherë. Policia e Shtetit e ka kaluar me dinjitet të lartë profesional këtë sprovë përballë papërgjegjshmërisë më absurde të të dyja palëve të përfshira në konflikt. Tani që më e keqja ka kaluar më së miri, prokuroria dhe policia duhen mbështetur pa rezervë në kryerjen e detyrës së nxjerrjes para ligjit të përgjegjësve të asaj skene krimi jashtë dhe brenda godinës së këtij ballafaqimi mesjetar. I bëjmë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe të mos pengojnë me veprime ose mosveprime të qëllimshme, organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën”, shkruan Ulsi Manja.