Këta nuk janë “halabakë”, por fëmijët tanë !

300
Aktivistja Mirela Karabina ka reaguar në llogarinë e saj në rrjetin social facebook në lidhje me protestat e zhvilluara në Shqipëri si edhe me sjelljen e kryeministrit i cili i ka quajtur qytetarët protestues si ‘halabakë’. Sipas aktivistes, përpjekja per t’i etiketuar “halabakë” këta fëmijë, nuk është gjë tjetër veçse përpëlitja e një pushteti në agoninë e tij.
Ja postimi i plotë :
Këta nuk janë “halabakë”, këta janë fëmijët tanë!
Përpjekja per t’i etiketuar “halabakë” këta fëmijë, nuk është gjë tjetër veçse përpëlitja e një pushteti në agoninë e tij. Edi Rama është i frikësuar nga këta të rinj dhe i sheh si “armiq të tij të rrezikshëm”.
Në fakt, duhet t’i ketë frikë!
Pasi akumulimi i urrjetjes së tyre ndaj këtij pushtetit barabar, tashmë është si një vullkan që ka filluar t’i dalë tymi.
Dhe, Edi Rama këtë po mundohet të ndalë.
Po, a e ndal dot vullkanin?!
Pushteti ka vrarë barbarisht Klodian Rashën, një nga këta, pas shpine, në pragun e shtëpisë.
Dhe me të drejtë të rinjtë ndjehen të kërcenuar nga pushteti barbar që keqtrajton qytetarët e tij.
Ndaj ata sot nuk janë halabakë, por qytetarë të denjë të këtij vendi sepse dinë të ngrenë zērin për të mbrojtur jetën, sepse e duan atë.
Ndaj ata sot nuk janë halabakë, por zëri i munguar qytetar që ngrihet për ne të gjithë, për prindërit e tyre të cilët janë të tmerruar dhe të frikësuar për sigurinë e jetës së fëmijëve të tyre.
Ndaj ata sot nuk janë halabakë, por qytetarë europianë që guxojnë për liri dhe demokraci.
Poshtë diktatura!- thërrasin.
Dhe kjo është një klithmë rrenqethëse që vjen pas 30 vjetēsh, e njëjtë si e prindërve të tyre më 1990-ën.
Është detyrim dhe përgjegjësi qytetare që të jemi krah tyre për jetën, për lirinë e demokracinë.
Dhe këtë leksion po na e japin këta fëmijë, këta adoleshentë, këta të rinj të cilët pushteti po i friket shumë.
Por, në vend të dhunës ndaj tyre, pushteti duhet t’i sigurojë jetën, edukimin, punën, mirëqenien dhe integrimin e tyre.
Ndaj me të drejte sot thërrasin “Liri-Demokraci”, pasi ata nuk janë halabakë, por qytetarë të cilët e duan jetën dhe e mbrojnë atë.
Ata janë fëmijët tanë!
Sigal