‘Protesta, bekim nga Zoti’ / Alfred Cako : Ministrja e shëndetësisë të dorëhiqet, vrasja u shkaktua prej rregullave të pandemisë

269
Sigal

Në një emision televiziv, botuesi dhe profesori i njohur Alfred Cako tha se kjo protestë nuk është protestë kundër policisë, ku në radhë të parë duhet të japë dorëheqjen Ministria e Shëndetësisë, ku vrasja është shkaktuar prej rregullave të pandemisë.

“Kjo protestë është një bekim nga zoti dhe kjo ngjarje na vendos në avantash në civilizim, ku kjo protestë nuk është protestë kundër policisë, ku në radhë të parë duhet të japë dorëheqjen Ministria e Shëndetësisë, ku vrasja është shkaktuar prej rregullave të pandemisë. Ka një përpjekje nga ana e qeverisë duke u munduar të mos ta quajnë vrasje. Jo djegia e bredhit, thyerja e xhamave por çdo lloj sakrifice ja vlen, ky njeri duhet të largohet. Dikur kisha mendime të mira për kryeministrin ku mendoja se do të vendoste një ekuilibër që Shqipëria të vazhdonte me balanca. Unë i djathtë jam, por jam jashtë politikës dhe unë i quaj politikanët si shkaktarë të ngjarjes së sotme. Unë jam kundër dhunës, por ky njeri duhet të largohet. Ministrat e Brendshëm shumica e tyre deri në periudhën e Zogut ose janë ekzekutuar ose janë larguar si Musa Uka jashteti. Ata që i dalin kundër Baba Karlos i dërgojnë mafien në shtëpi dhe i ekzekuton, por ne nuk duhet të ngatërrohemi me këtë gjë. Spaku ka hapur disa dosje ku nuk është më dëshirë të Kryeministrit. E djathta asnjëherë nuk ka fituar në Shqipëri. Shahu i politikës është i vështirë dhe mafia nuk e luan dot. Kreu i meduzës është Rama kryetrafikanti, kryevirusi, është mediate më shumë se kurrë largimi i tij”, tha Cako.