“Kapriçot” e motit, vendi ynë përfshihet nga reshjet e shiut, ja sa do të arrijnë temperaturat

186
Sigal

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës ku në zona të caktuara priten reshje shiu.

Vranësirat pritet të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe paradites, të cilat do të mund të sjellin shira të pakëta në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-22 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rënie 30-33°C në veri deri në 34-36°C në zonën e ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.