Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj. Lilo Labja, që frymëzoi skenaristët për filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”

181
Sigal

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare, Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si Lilo Labja.

Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar ‘Malet me blerim mbuluar’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje që ka qenë pikërisht Mesarete Imeraj. Por në fakt rolin e Lilo Labes e ka luajtur në fakt Yllka Mujo.

Veterania e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka.

Lilo

Varrimi do të bëhet sot në orën 14:00 në Varrezat e Sharrës.