U kthye nga kampi Al Hol, antiterrori merr në pyetje Floresha Rashën

274
Sigal

Antiterrori ka marrë në pyetje nënën e katër fëmijëve Floresha Rasha, afro një muaj pas kthimit të saj nga kampi i Al Hol-it në Siri. Mësohet se Rasha është pyetur në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri si dhe për jetën në kampin Al Hol.

gjithashtu se në pyetje janë marrë edhe fëmijët, me praninë e psikologut. Kujtojmë që Floresha dhe tre fëmijët e saj u kthyen në Shqipëri më 27 tetor të këtij viti.

Ajo do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme nëse ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo. Në fakt ajo ka plagë në trup, por ia doli që të transportohet në Shqipëri.

Sjellim në vëmendje që Floresha Rasha shkoi në Siri gjashtë muaj pas bashkëshortit Diamant Rasha, që humbi jetën në luftë.

Mandej Floresha lidhi kurorë me famëkeqin Lavdërim Muhaxheri, i cilësuar ndryshe si “Kasapi i Kaçanikut”, që mbeti i vrarë në vitin 2017 pas një sulmi me dron.

Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë nga martesa me Muhaxherin, ndërkohë që dy fëmijë të tjerë i kishte nga martesa e parë. Fatkeqësisht djali i saj ndërroi jetë pasi kishte lindur me probleme.

Floresha u martua për të tretën herë pas vdekjes së Lavdërimit, këtë radhë me një luftëtar sirian me të cilin solli në jetë një vajzë.

Por duket se fati i kishte paracaktuar një fund tragjik edhe burrit të saj të tretë dhe vajzës së madhe, që mbeten të vrarë në rrethimin e Bagusit.