Presidenti i Republikës Ilir Meta; Ka udhëheqës që nuk ja duan të mirën Atdheut. Ata janë kuislingë dhe puccistë, sepse Udhëheqësi i vërtetë i del për zot Atdheut!

300
Sigal

Ka udhëheqës që nuk ja duan të mirën Atdheut. Ata janë kuislingë dhe puccistë, sepse Udhëheqësi i vërtetë i del për zot Atdheut! Do të shkojnë në burg kush la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe cilido polic që do të tentojë të prekë 1 votë në 25 prill 2021 do të përfundoë më keq se policët e Mubarakut

 

Presidenti Meta: Prokuroria i detyrohet popullit shqiptar të bëjë TRANSPARENCË për humbjet e jetëve nga COVID-19

Presidenti i Republikës Ilir Meta, mbrëmë në intervistën televizive në ‘ABC’ Tv, foli hapur për aktualitetin politik, duke trajtuar, së pari temën e ditës, përballimin e pandemisë. Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë humbjet e jetëve nga Covid në spitale. Presidenti Meta:  “Mendoj se Prokuroria, i detyrohet popullit për të hetuar dhe për të verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga kryetari i opozitës, Basha që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje prokurorisë për të hetuar nëse ka pasur manipulim. Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit, duhet të hetojë edhe një falsifikim të thjeshtë, dhe jo në rastin kur ka një akuzë publike për një çështje të madhe që ka të bëjë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Hetimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur, por edhe parandalimin në të ardhmen dhe kjo do të ndihmonte për një shkundje të gjitha institucioneve, një bashkëpunim më efektiv, më të përgjegjshëm për të përballuar pandeminë.”

 

Presidenti Meta: Shqetësimet e vetme që kam janë shëndeti, pronat dhe paratë e shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta,  mbrëmë në një intervistë televizive, u shpreh ndër të tjera se në këto kohë pandemie ka vetëm disa shqetësime, që mund ta mundojnë. Presidenti Meta:  “Shqetësimet e vetme të Presidentit, në këtë periudhë pandemie, janë shëndeti, paratë dhe pronat e shqiptarëve.”

Presidenti Meta: Opozita sjellje korrekte gjatë pandemisë

Unë mund të them se qeveria dhe kryeministri nuk janë në nivelin e duhur të përgjegjësisë qeveritare dhe personale në përballimin e pandemisë, madje nuk kanë qenë as në fillim të këtij procesi, ku unë kam bërë të gjitha përpjekjet duke mbledhur edhe këshillin e sigurisë për një klimë konsensusi dhe bashkëpunimi.  Derisa kryetari i opozitës ka dhënë disa evidenca dhe ka qenë i hapur, nuk më mbetet mua të jem hetuesi apo gjykatësi i vërtetës. Kam shumë respekt për mjekët, edhe sikur të kishte probleme.

Presidenti Meta: Rimbursimi i ilaçeve anti-covid. E vonuar, qeveria të blejë bombola oksigjeni

Vendimin e qeverisë për rimbursimin e ilaçeve kundër koronavirusit për qytetarët e infektuar  është pozitiv. Duhet të ishte bërë më parë është e vonuar. Edhe pajisjet për oksigjen qeveria t’i marrë në tregun ndërkombëtar.

Presidenti Meta: Ta dinë të gjithë puçistët

-Mund të fitojë Edi Rama më 25 prill?

–  Edi Rama s’ka fituar asnjëherë në Shqipëri. Koha e ndryshimit ishte në 2017, dhe iku. Marrëveshja e 17 majit vrau zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Tani them duhet përmbysje sepse jemi si në ‘90. Rotacioni ndodh në një vend normal, kur 4 vjet qeveris dikush dhe populli kërkon ndryshimin. Këtu nuk bëhet fjala për ndryshim mazhorance, bëhet fjalë të ikin oligarkët dhe të vijë populli shqiptar. Vota duhet të jetë e paprekshme, ky është ndryshimi.

– Për çfarë arsye Ilir Meta mund të mos vazhdonte mandatin deri në fund?

–  Ilir Meta është në shërbim të popullit. Ta dinë të gjithë puçistët, Ilir Meta ikën nga kjo detyrë dhe nga çdo detyrë që të caktojë populli shqiptar,  kur ai të marrë në dorë fatet e tij.

 

– Fjalë që qarkullojnë se Ilir Meta në janar do të lërë presidencën për t’u vënë në krye të një lëvizje të re, sa të vërteta janë?

Nuk ekziston asnjë mundësi e tillë. Deri në 26 prill, Ilir Meta do të jetë në këtë detyrë dhe nuk do t’i japë kënaqësi askujt që Edi Rama, të vendosë në këtë pozicion një kukull. Ilir Metën e kanë provokuar për ta lënë këtë detyrë.

Presidenti Meta: Nuk presim asgjë pozitive nga askush, i dimë miqtë e armiqtë

I vetmi akt politik që kam bërë është kur ktheva në dhjetor 2018, ligjin për buxhetin. Sepse kur u dërgua, studentet kishin ca kërkesa, Balla tha në parlament që s’kemi çfarë bëjmë se tani e ka Presidenti. Atëherë unë thashë se nëse varej nga unë, po e kthej. T’i jap një mundësi qeverisë të diskutojë. Çdo akt tjetër është i mbështetur fort në Kushtetutë. Meqë kaluat në këto histori. Adriatik Llalën nuk e ka bërë Ilir Meta prokuror të përgjithshëm. Ky është një spekullim, mashtrim. Për çdo shkelje ligji që ka bërë, ai të mbajë përgjegjësitë e veta. Për rastin konkret unë kam dalë hapur. Ka pasur një deklaratë, që ambasadori amerikan, ka kërkuar falje në atë kohë, që minoi funksionimin e KED. Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe në fund fare tha se ‘më gënjyen socialistët’.” 

Vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese

Ëngjëll Agaçi që kontrollon reformën në drejtësi do të bëjë çdo gjë që të ketë një gjykatë Kushtetuese në kontrollin e tij, sepse është përgjegjësi kryesor për të gjitha PPP-të dhe shkeljet e qeverisë dhe të gjitha vonesat që kanë ardhur,  por shkak të bllokimit të KED-së në të kaluarën dhe lojërave të ish-kryetarit të KED-së dhe se Agaçi kontrollon të gjitha institucionet që vonojnë apo skualifikojë, apo për të pasur në kontroll anëtarët, që Presidenti të jetë i detyruar që të zgjedhë ato që do i lerë Ëngjëll Agaçi. Po të kishte bashkëpunuar sikur ka kërkuar Presidenti, nuk do të kishte ngelur Shqipëria një ditë pa gjykatë kushtetuese, tani prioriteti janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve parlamenti i ri do të verifikojë çdo gjë,  dhe kush ka bërë krime, edhe në raport me Kushtetuesen, do të mbajë përgjegjësi. Vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese. Tani po bëhen përpjekje për ta kapur Gjykatën Kushtetuese. Ditën e fundit kanë ndryshuar ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë,  sepse 3 anëtarë të Kushtetueses do të zgjidhen nga kjo gjykatë. Unë do t’i bëj të gjitha veprimet dhe i kam mbajtur shënim të gjitha. Me parlamentin e ri do të shkojnë në qeli ata që kanë kryer krime kundër Kushtetutës dhe kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Ky është premtimi im. Edhe Teatri Kombëtar do të ndërtohet ashtu siç ishte. Këto janë 2 premtimet e mia. Dhe tjetra është vota. Dosjet për manipulimin e votave do të hapen. Të mos guxojë të prekë votën e shqiptarëve, sepse do të përfundojnë nën këmbën e popullit siç përfunduan policët e Mubarakut.