Konferenca, Zaganjori: Jo reformë me modele të reja të paprovuara

407
Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori thotë se reforma në drejtësi nuk duhet të bëhet në kushtet e një presionit të momentit duke eksperimentuar modele të reja dhe të paprovuara në praktikë por të bazohet në një kornize ligjore dhe kushtetuese të thjeshtë të qartë, funksionale dhe të dobishme.
Deklarata u bë në konferencën gjyqësore Kombëtare ku do të zgjidhen dhe dy anëtarët e KLD-së
Xhezair Zaganjori: “Apeli jonë drejtuar institucioneve shtetërore dhe strukturave të ngarkuara me hartimin e reformës është se ne kemi nevojë dhe jemi të interesuar për hartimin e një kuadri kushtetues, ligjor dhe institucional funksionues që inkorporon standardet ndërkombëtare në drejtësi dhe adapton modele dhe sisteme që kanë treguar se janë me të vërtetë efektive dhe të suksesshme. Nuk duhet që në kushtet e presionit të momentit të eksperimentojmë modele të reja dhe të paprovuara në praktikë nga shtete të tjera. Përpjekjet dhe kontributet tona në reformën në drejtësi duhet të fokusohen në përcaktimin e një kornize ligjore dhe kushtetuese të thjeshtë të qartë, funksionale dhe të dobishme.
Sigal