Mbledhja e OKB, Kerry kërkon armëpushim për Libinë

475
Fuqitë perëndimore bënë thirrje për armëpushim në Libi, në mënyrë që t’i hapet rruga marrëveshjes për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar, për të cilin sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha se shumica e franksioneve janë të gatshme ta nënshkruajnë. Pas konferencës një ditore të mbajtur në Romë të Italisë, Kerry u shpreh:
“Ne jemi mbledhur këtu sepse nuk mund të lejojmë vijimin e status kuosë në Libi. Kjo është e rrezikshme për qëndrueshmërinë e Libisë, për libianët gjithashtu, pasi mungesa e stabilitetit po krijon një terren të përshtatshëm për forcimin e grupeve të Shtetit Islamik. Jemi të vendosur të mbështesim dhe të çojmë përpara përpjekjet për stabilizimin e Libisë”.
17 vende u takuan në Romë për t’i dhënë një shtytje përfundimtare negociatave një vjeçare të kryesuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për formimin e një qeverie të unitetit në Libi, duke premtuar mbështetjen politike, ekonomike dhe siguri. Libia është në kaos që pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit në vitin 2011 dhe aktualisht në vend sundojnë 2 qeveri. Njëra me seli në Tripoli dhe tjetra e vendosur në lindje të vendit. Asnjë nga qeveritë nuk mbështet planin e OKB-se, teksa ndërkombëtarët po marrin hapa pa miratimin e tyre.
Sigal