Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka deklaruar për mediat ditën e sotme se pas përmbylljes së një procesi 30 ditor, ishin zgjedhur kryetarët e rinj të PS nëpër 61 degë të vendit.
Në një bashkëbisedim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS, Gjiknuri tha se risi ishte fakti që 28 degë të PS do të drejtoheshin nga gra dhe vajza.
Damian Gjiknuri: Po mbyllim një proces 30 ditor me dëgjesa të të gjitha kandidatëve për kryetarë të PS. Një proces që u ndoq nga një grup pune. Pati një interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar që shprehën vullnetin e tyre. Rreth 30 % e tyre ishin gra dhe vajza përgjithësisht moshë e re. Pra pjesëmarrja është jashtëzakonisht aktive. Nga procesi që përfundoi mund të them që është një risi që duhet përshëndetur, janë 28 degë që do drejtohen nga gra dhe vajza. Një risi që PS po e aplikon edhe në nivel të drejtimit të bashkisë.
Për herë të parë kishim mundësi të dëgjonim kandidatë që me vullnetin e tyre prezantoni n platformat e tyre. Qëllimi është të kemi një PS të fortë të organizuar dhe një parti që debati zhvillohet brenda dhe që duhet ta kthejë vetën e saj në platformën e saj. Ne përfaqësojmë shumicën e shqiptarëve. Rinovim të plotë të partisë deri vjeshtë.
Partia Socialiste ka zbardhur emrat e rinj te kryetarëve të degëve për 61 bashki. I vetmi kryetar me një staturë të lartë politike është Erion Veliaj, i cili do të vazhdojë të jetë sërish kryetari i PS për Tiranën.
EMRAT
Qarku Shkodër- Ilmi Lakti Miral Petani
Fushë Arrës-Ervin Doda-
Bashkia Has-do të përsëritet procesi
Tropojë-Egzon Bashkshkurtaj
Bulqizë- Albion Gjini
Klos -Armando Gjini
Mat-Hasan Pasha
Durrës-Luan Zaza
Krujë-Redon Roshi
Shijak-Fatmir Poshi
Tiranë-Erion Veliaj
Kamëz-Sejbeta Sulejmani
Kavajë-Marinela Hajdiaj
Rrogozhinë -Lutfi Hashari
Belsh-Maringlen Bali
Peqin-Bukurosh Maçi
Librazhd-Fatbardha Qatja
Përrenjas-Haxhi Çollaku
Berat-Valbona Zylyftari
Kuçovë-Gentjan Qafoku
Polican-Erjon Zylyftari
Skrapar-Edmond Ymeri dhe Sara Kuçova
Maliq-Rudina Brego
Korçë-Anxhela Tao dhe Petrika
Devoll-Genti Lakollari dhe Blerina Sinanaj
Kolonjë-Eraldo Xhelili
Gjirokastër-Gentjan Llogo dhe Mihare Lata
Përmet-Ervin Tuçi
Këlcyrë-Hodjan Selmani
Memaliaj-Edmonda Harizi
Vlorë-Admir Malaj
Selenicë-Nertil Bellaj
Delvinë-Izet Sinaj
Finiq-Selam Kajolleri
Sarandë-Elron Gjoni
Konispol-Kristo Mallanezi
Lezhë-Florian Gjini
Kurbin-Venad Pale
Rrëshen-Marjana Prenga
Lushnje-Merjeme Dervishi Erges Krakulli
Divjakë-Agim Maka
Patos-Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj
Dibër-bashkëkryetar Daniel Gjura dhe Alma Selami