Prof. Artan Fuga: “Ekonomia e boshësisë”, e habitshme se si bizneset janë bosh, por edhe me çmime stratosferë

50
Sigal

Duket e habitshme, por ekziston gjithandej, nga të hedhësh sytë:

Një lloj biznesi ku çmimet janë shumë të larta dhe nuk ka klientë.

Në mes të ditës, në mes të disa qyteteve të mëdha, në mes të plazheve, në mes të botës universitare, në sytë e të gjithëve.

Edhe bosh, edhe me çmime në stratosferë!!!!

Marksi do të kishte rruajtur mjekrën, Keinesi do të ishte hedhur në rrotat e trenit, Rikardo do të ishte mbytur në det, Prudoni do ta kishte mbyllur jetën në ndonjë shtëpi publike, Stiglitz do të digjte diplomën e çmimit Nobël – të gjitha nga habija.

Vetëm në Shqipëri askush nuk e vë ujin në zjarr. Ata që e kanë shpikur nuk lexojnë libra, ca gjoja ekonomistë që merren me historinë e mendimit ekonomik nuk ja kanë haberin as nga ekonomia, as nga historia dhe përsërisin citate pa i kuptuar, të tjerë janë në gjumë.

Vladimir Iliç Lenini do të kishte nënqeshur me dinakëri, një hmmmmmm, do të nxirrte nga hunda me frymëmarrjen.

Unë e quaj “ekonomia e boshësisë”

Boshësi që është forma më e lartë e efikasitetit financiar. Fitime pa fund!

Ja pse na duhen statistika të larta për turistë!

Medias që ta raportojë do t’i dridheshin këmbët!