Moisi Dalipi: Një vit pa “gjeneralin”e futbollit shqiptar

Moisi DALIPI
Mjeshtër i Madh

Përpara një viti është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare Bejkush Birçe, ose si e njohin të gjithë “gjenerali” futbollit shqiptar. Ata që e njohën nga afër, e dinë mirë dhe nuk kanë nevojë për të pyetur dikë tjetër për përkushtimin e tij për sportin për 65 vjet, veçanërisht në futbollin shqiptar. Ai ka lindur në fshatin Bolen të Vlorës në një ditë të ftohtë të shkurtit 1943. Çlirimi vendit e gjeti jetim dhe së bashku me nënën; dy vëllezërit dhe motrën zbresin në qytetin e Vlorës. Kur ishte vetëm 6 vjeç transferohet në jetimoren e Tiranës, ku përfundon dhe shkollën 7 vjeçare. Më vonë regjistrohet në Teknikumin e Sportit në Tiranë duke ju përkushtuar fortë sportit. Rinia e tij po formonte një sportist shumëplanësh duke u aktivizuar në futboll, not, volejboll dhe basketboll. Të njëjtën gjë bën në Vlorë dhe vëllai tij më i vogël Dalan Birce. Por futbolli mbetet pasioni tij.Trajneri njohur i futbollit Xhevit Demneri do bëjë këtë lab të sertë pjesë të skuadrës të rinjve të Tiranës. Aktivizohet si sulmues, ku shpejtësia është cilësia e tij kryesore. Pas kësaj pak kohë bëhet pjesë e skuadrës të Teknikumit të Fiskulturës në Kategorinë e Dytë  Hera –herës kthehet në Vlorë ku ndihmon në ngritjen e ekipive sportive duke u bërë pjesë e tyre. Në vitin 1962  kryen shërbimin ushtrak dhe bëhet pjesë e ekipit të Akedemisë Ushtarake Rregull, dispilinë dhe sport. Një formim ky, që do ndikojë në karakterin e tij në të ardhmen. Pak vite më vonë Bejkush Birçe do t’i përkushtohet mësimdhënies , duke ndihmuar dhe përgatitjen të futbollistëve të rinjë nga shkolla ushtarake për ekipin e Partizanit. Duke parë punën e tij plot përkushtim , për sportin dhe vençarisht për futbollin dikush hodhi mendimin për t’i besuar drejtimin e Partizanit . Bejkush Birçe kujtonte: – “Në vitin 1971 më thanë se isha emëruar trajner i Partizanit. Nuk e besova për një farë kohe. U binda kur më merr në telefon Ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Beqir Balluku, që më uroi për detyrën e që më thotë të shkoja te Partizani, Ishte një detyrë shumë e rëndësishme të ishe trajner i parë i Partizanit, në atë kohë. Por edhe një detyrë shumë e vështirë. Sapo kishte mbaruar sezoni dhe përpara kishim Kupat e Europës.”

Si çdo trajner në eksperiencën e parë, i gjendur në një ambient të ri, Bejkush Birçe u detyrua të përballej me vështirësi. Ishte koha e Panajot Panos, me shokë  tek Partizani .Drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes,filluan të më paragjykojën , pasi kishte nga ata që e kishin paragjykuar që në fillim, se si trajner pa përvojë nuk ishte ai njeriu i duhur për të drejtuar një ekip elitar, si Partizani. – “Ishin edhe këto arsye që Partizani nuk kaloi atë vit një sezon të mirë. Pas tërë peripecive që përjetova, për të shmangur konfrontime, pa mbaruar ende sezoni shkova në Ministri dhe kërkova dorëheqjen. U thashë se disa gjëra nuk mund të fshihen dhe kam duruar që jam sot këtu, por isha i bindur se ishte momenti i largimit tim. Pasi m’u pranua dorëheqja dhe nuk më është bërë asnjë vërejtje, u riktheva në detyrën e mëparshme, si pedagog te shkolla “Skënderbej”. Por u largova krenar se i solla Partizanit në atë sezon disa lojtarë që lanë gjurmë të thella si Kujtim Dalipi, Sefedin Braho apo Uran Xhafaj”. Kjo ishte përvoja e parë , por shumë domethënëse për të ardhmen. Një vit më vonë i vjen ftesa për të drejtuar si trajner skuadrën e Naftëtarit të Kuçovës. Një punë e kujdesëshme dhe shumë profesionale duke ngritur nga e para  skuadrën e atij futbolli të bukur që në ato vite përballej me sukses me çdo kundërshtar. Bashkim Sulejmani, Vasil Piperoni, Fatmir Ismaili, Enver Hafezi, Sofo Vasili, Bashkim Xheka, Qetsor Faqekuqi, Daut Hoxha, Nasho Fili, të përforcuar me 19 vjeçarët Agim Prifti, Mikel Koroveshi, Sandër Koçi dhe Dane Gega , ishin ai ansambël i bukur i futbollit shqiptar që në ato vite përballej me sukses me Partizanin, Dinamon ,Vllaznin , Labinotin ,Flamurtarin dhe 17 Nëndorin . Dhe artitekti i kësaj skuadre është trajneri Bejkush Birce që dy sezonet që drejtoi këtë skuadër i kujtonte me shumë nostalgji. Dhe vitin 1975 një ofertë tjetër për trajner do të lartësonte profilin e tij si trajner. Mori propozimin për të drejtuar Flamurtarin e Vlorës. – “U mendova gjatë, sepse nuk ishte i lehtë rikthimi. Por më bindën në Vlorë, edhe disa miq e vendosa të rikthehesha. Kërkova kohë dhe për tre vjet arrita të reformoja tërë skuadrën. Lojtarët që shkruan historinë e Flamurtarit në Kupat e Europës, në fund të viteve ’80, i pata seleksionuar falë një pune voluminoze si Cipi , Ruci , Lushaj , Xhaho e të tjerë ,   Në sezonin që Flamurtari po jepte frytet e para të punës, falë atij të brezit të artë që krijuam, më vjen një thirrje për t’u paraqitur në Ministrinë e Mbrojtjes.” Dhe për Bejkush Birçen në fund të viteve1970 -1980 ka ardhur momenti i një epoke tjetër. Duke kujtuar këtë moment Birçe thotë :” Kur u paraqita në Ministrinë e Mbrojtjes, sipas rregullave që ata kishin, m’u dha direkt urdhri: “Je emëruar trajner i Partizanit!” Pas kthimit nga Vlora ime e dashur , i ndërgjegjshëm se “urdhrat” e ushtrisë nuk mund të thyheshin, por edhe me sugjerimet e miqve pranova të rikthehesha sërish në Tiranë e të bëhesha trajner i Partizanit, edhe pse jo me optimizëm. Kjo eksperiencë zgjati pesë sezone. “Pas kthimit iu futa punës. Gjeta një ekip të mirë dhe e rindërtova. Fitova dy tituj kampion radhazi (1979 dhe 1981) si dhe një Kupë. Eksperienca e dytë shkoi shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur .”- thotë me atë seriozitet që e karakterizon Bejkush Birçe.

Edhe pse ishte kohë e vështirë dhe Shqipëria ishte e izoluar prej regjimit, nën drejtimin e Bejkush Birçes, Partizani arriti të shkruante historinë në Kupat e Europës. Në eksperiencën e dytë si trajner i Partizanit, Birçe përveç titujve të parë kampionë si trajner kujton përballjet Europiane me skuadra që ishin kampione të Kupave të Europës në edicionet e kaluara, si Sëlltik, apo Malmo, ndaj të cilave fiton dhe barazon në Tiranë, pavarësisht se eliminohet me shumë vështirësi në ndeshjet e kthimit. E njëjta histori përsëritet edhe në përballjen e tretë ndaj Austrisë së Vjenës, skuadra që në atë kohë kishin shkruar historinë e tyre në kontinent. Sëlltik erdhi në Tiranë si kampione dhe Malmo nën-kampione e Europës, pas ekperiencës për tre sezone 1984-1987 trajner tek Teuta në Durrës, Bejkush Birçe drejtoi në vitet 1987 Dinamon, ekipin tjetër legjendar të kryeqytetit. Në atë vit Dinamo rrezikonte rënien nga kategoria Në skuadër trajneri Birçe  afrion disa lojtarë të spikatur, si portierin Foto Strakosha, Alfred Ferkon, Rudi Vatën, Në dy sezonet e mëtejshme Dinamo me Birçen fiton Kupën dhe e mbyll me të tre trofetë në ’90: titullin kampion, Kupën dhe Superkupën. Suksesi i tij i radhës nuk mund të anashkalohej lehtë, ku Bejkush Birçe në vitet e ndërrimit të sistemeve në vitet 1991-1994 emërohet për 19 ndeshje trajner i Kombëtares Shqiptare. Janë vite që shënojnë edhe momentin më të vështirë të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë Bejkush Birçe u përpoq të menaxhonte si duhet realitetin e ri, për ta mbyllur denjësisht karrierën e tij në krye të kuqezinjve, duke zgjidhur problemet pa krijuar incidente apo pakënaqësi tek futbollistët , të cilët ndodhte të largoheshin për një jetë më të mirë nga Shqipëria. Karrierën si trajner, ai e vazhdon në vitin 1996 tek Flamurtari duke u pëfaqësuar në Kupat e Evropës dhe pak muaj në vitin 1998 tek Teuta në  Durrës. Në vitet 1998 -2001 zgjidhet  zvdendës president i F.SH.F-ës dhe më vonë për shumë vite në krye të Komisionit të Etikës pranë familjes” të futbollit shqiptar. Kështu “gjenerali” i futbollit shqiptar Bejkush Birçe  i bënte sfidë dhe  moshës , duke qënë  gjithmonë aktiv në shërbim të futbollit. Dhe “gradat” e vlerësimit për këtë “general” shkojnë nga medaljet “Nderi Futbollit Shqiptar” deri tek “Mjeshtër i Madh. “Për Bejkush Birçen edhe këto janë pak , sepse ai ishte një njeri që tërë jetën ja ka përkushtuar sportit. Dhe futbollit shqiptar .

Sigal

SKEDA E BEJKUSH BIRÇES.

Lindur : Më 13.02.1943 në Bolen të Vlorës.

Ndarë nga jeta : 30 Qershor 2024.

Karriera si sportis: Vitet 1958 -1962 not , basketboll , volejboll e futboll në Vlorë dhe Tiranë.

Karriera si trajner: Partizani 1971-1972, dhe 1978-1984 . Naftëtari 1972-1975, Flamurtari 1975-1978 dhe 1996 Teuta 1984-1987 dhe1998 , Dinamo 1987, 1991 dhe Ekipin kombëtar 1991-1994 .

Trofe të fituara . Me Partizanin titullin kampion 1979 dhe 1981 dhe Kupën 1980. me Dinamon dy Kupa 1989 , 1990 , titullin kampion 1990 dhe Superkupën 1990.

Karriera në organet drejtuese : Zvdënës president i F.SH.F- në vitet 1998 -2001 dhe vazhdim Kryetar I.

Vlerësime: Medaljet “Nderi Futbollit Shqiptar” –F.SH.F dhe “Mjeshtër i Madh”-Presidenti Republikës .

V.O. Më 30 qershor mbushen 1 vit që është nda nga jeta Bejkush Birçe.