VIDEO/ Real Madrid shtanget në ‘Bernabeu’ nga Villareal, Zidan rrezikon stolin

497
Nuk mund të ishte imagjinuar por Real Madrid këtë sezon nuk i ndal hapat fals në “La Liga”. Skuadra e Zinedin Zidan është mposhtur sot në “Santiago Bernabeu” nga Villareal me shifrat minimale 0-1, duke e çuar në 3 numrin e ndeshjeve pa fitore te ‘galaktikëve’.
Pritej një reagim nga ‘Los Blancos’ pas dy barazimeve radhazi në kampionat e kupë, por fusha ka treguar të kundërtën. Ishte Fornals, mesfushori 21-vjeçar i ekipit mik, ai i cili në minutën e 87-t ndëshkoi madrilenët në shtëpi, duke vulosur një tjetër takim zyrtarisht Realin e fut në krizë.
Me humbjen e sotme diferenca me Barcelonën ka shkuar në 16-t pikë, paraprakisht mund të thuhet se Real “ka larë duart” me titullin.
Java nuk ka kaluar në heshtje dhe tani më shumë se kurrë në Madrid do të flitet për zëvendësuesin e francezit Zidan, i cili po kalon krizën e parë në drejtimin e spanjollëve.
Sigal