Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përmbyset në anë të rrugës! Detajet e para

114
Sigal

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në afërsi të kthesës së Çakranit në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Siç shihet nga pamjet, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.