Aksident i frikshëm në Golem, makinat bëhen copash

134
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse ka persona të lënduar.

Përplasja e mjeteve ka shkaktuar edhe trafik në qarkullimin e makinave.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.