VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit ku mbeti i vdekur 42 vjeçari grek, si u dhunua nga dy shqiptarët

132
Sigal

Mediat greke kanë publikuar pamje të momentit kur ka ndodhur përplasja fizike që çoi në vrasjen e 42 vjeçarit grek në Athinë, krim për të cilin akuzohen dy shqiptarë.

Siç shpjegohet, ngjarja nisi në një lokal të Rafinë të Athinës, pak ditë më parë ku shkak u bë e dashura e 42 vjeçarit grek.

Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.

Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej. Tashmë dy persona qëndrojnë pas hekurave, ndërkohë që bashkëpunëtorë të tyre janë shpallur në kërkim.