-Shqipëria, vëndi ku vendos patronazhisti i partisë, e jo profesori dhe profesionisti
– Nën mjergullën e propagandës shtetërore e politike të rilindjes, tashmë duket që është realizuar një përmbysje totale e vlerave morale, intelektuale, njerëzore.
-PS po shpreh hapur mënjanimin dhe urrejtjen e madhe shtetërore dhe administrative ndaj çdo intelektuali, shtetari, eksperti, idealisti dhe meritokrati.
-Një ditë do të hapen sytë e mbyllur dhe gojët e kyçura me frikë, shantazh dhe varfëri.
-Do të vijë një ditë që do të mund të prevalojë dinjiteti njerëzorë dhe interesi shoqërorë e kombëtarë, mbi atë partiakë e krahinorë.
-Jemi në ditën kur punësimi i rinisë është në dorën e patronazhistëve të partisë
-Ngacmimin për këtë reagim e mora nga një debat i sinqertë me disa pseudo specialistë të emëruar, e që prej më shumë se 12 vitesh, vetëm sa marrin rroga të majme, edhe pse nuk dinë të bëjnë asgjë!
-Në këtë vënd ku neve jetojmë e punojmë, edhe fatin e punësimit nuk e ka më në dorë ligji as merita, por e ka patronazhisti.
-Shqipëria me tokën, me klimën dhe me njerëzit e sajë të mrekullueshëm, po braktiset dhe prindërit largojnë fëmijët e tyre nga papunësia, pasiguria dhe varfëria që ka shkaktuar korrupsioni
Intervistoi Albert Z. ZHOLI
Patronazhisti, ka si detyrë që të informojë mbi territorin që mbulon, për tendencat politike të individëve në të. Sa i përket listës me të dhëna personale, patronazhisti përdor listën e zgjedhësve që është publike dhe e ka çdo parti politike. Patronazhisti shton informacion për të krijuar një ide më të qartë për prirjet politike të një individi në favor të parisë së vet nëpërmjet takimeve e rrjeteve sociale. Këtë metodë PS e ka përdorur gjerësisht në dy zgjedhjet e fundit parlamentare. Nga ana tjetër vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan në raportin e tyre se punonjësit e sektorit publik “u vunë nën presion” për të votuar Partinë Socialiste. Të dhënat statistikore sugjerojnë në fakt se administrata shtetërore është fryrë gjatë viteve të fundit me mijëra drejtorë më shumë, ndërsa këta, në raport me popullsinë që po pakësohet, kanë një peshë disproporcionalisht të lartë në zgjedhje.
Zgjedhjet e majit ende po diskutohen jo vetëm nga opozita, por edhe nga organizmat ndërkombëtare. Si veproi PS në këto zgjedhje duke pasur parasysh se patronazhistët ishin sërish në krye të detyrës. Çfarë ndikimi pati pushteti në këto zgjedhje?
Kjo pyetje përmblidhet në një fjali: Shqipëria, vëndi ku vendos patronazhisti i partisë, e jo profesori dhe profesionisti. Nën mjergullën e propagandës shtetërore e politike të rilindjes, tashmë duket që është realizuar një përmbysje totale e vlerave morale, intelektuale, njerëzore, politike e shtetërore të shoqërisë shqiptare.
Kjo dukuri ka ndodhur dhe po ndodh për më të keqën e mundshme të shtetit dhe të mirëqënies së çdo shqiptari. Sëmundja e babëzisë dhe e korrupsionit dhe pasurimit pa kufi dhe pa meritë, e kanë shndërruar Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në një mjedis tipik të kënetës së sofizmit, të mizerjes ekonomike, të hajdutërisë, të injorancës, të polarizimit shoqërorë, të amoralitetit, të antivlerës, sikurse e kanë ëndërruar dhe dashur armiqtë e popullit dhe të shtetit shqiptar.
Në këtë mjedis, ajo që bie në sy më shumë se asgjë tjetër, është përjashtimi real, si dhe fyerja dhe tallja ndaj elitës dhe ekspertizës së mirëfilltë. Pa harruar mënjanimin dhe urrejtjen e madhe shtetërore dhe administrative ndaj çdo intelektuali, shtetari, eksperti, idealisti dhe meritokrati të mirfilltë, e që guxon për të reaguar ndaj fiktivitetit dhe poshtërsisë që është lozur e po luhet me rininë, administratën, të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe të shoqërisë.
Për fatin e keq të çdo shqiptari, pavarësisht nga përkatësia krahinore, fetare, kombëtare apo politike e secilit, po ndodh njëlloj sikurse ka ndodhur edhe në vitet 1945-1990 të diktaturës së njohur e të jetuar komuniste. Në një mënyrë pakëz më të kamufluar me demagogji, në thelb po ndodh njëlloj sikurse atëherë kur promovohej dhe ngrihej shumë lartë morri, horri, dhuna, ligësia, spihunimi, egoizmi, antivlera dhe amoraliteti shtetërorë e kombëtarë. Ndërsa harroheshin, menjanoheshin, dhunoheshin, dënoheshin, poshtëroheshin, burgoseshin dhe ekzekutoheshin intelektualët, familjet dhe specalistët më të mirë e vëndit.
-A do të vijë dita që patronazhistët dhe të korruptuarit të turpërohen për sjelljen e tyre?!
Me turpet dhe pasojat e sundimit të diktaturës komuniste jemi njohur qysh në momentin që dolëm nga izolimi 46 vjeçarë (1944-1990), dhe kontaktuam me Europën dhe me sjelljen shtetërore e politike të saj. Sikurse në vitet e para pas vitit 1990-të, edhe tani urrejtja popullore ndaj diktaturës dhe diktatorit, si dhe ndaj servilave të sistemit të korrupsionit dhe antivlerës, është një dukuri që ekziston e që vetëm po rritet. Unë jam i sigurtë që në një ditë do të hapen sytë e mbyllur dhe gojët e kyçura me frikë, shantazh dhe varfëri. Do të vijë një ditë që do të mund të prevalojë dinjiteti njerëzorë dhe interesi shoqërorë e kombëtarë, mbi atë partiakë e krahinorë. Në këtë mënyrë, unë besoj që të gjithë ata që e ndjejnë dhe e njohin vetën për shqiptarë, do të bëhen të përgjegjshëm e do të reagojnë për shtetin, kombin dhe shoqërinë, e jo për pushtuesit e ri, as për diktaturën e re të korrupsionit, dhe as për diktatorin e ri të partisë shtet.
Unë besoj që rizgjimi do të mund t’i japë fund trushplarjes së realizuar nga shteti dhe administrata aktuale e rilindjes, që sikurse rezultoj në këto 12 vite, nuk është as socialiste e as demokratike. Unë besoj që rilindja e krijuar dhe e rritur nga sektori më kanceroz i placentës punisto-komuniste, është një kthim prapa në historinë e njohur të varfërisë dhe të zhbërjes shtetërore e kombëtare të para viteve 1990. Për pasojë, ky system i korrupsionit dhe dëbimit masiv të popullit dhe rinisë shqiptare, gjithmonë do të kujtohet si një eksperiment i hidhur, apo si një qafëthyerje dhe shans i humbur në rrugën e mundimshme të prosperitetit shtetërorë e kombëtarë. Unë jam i sigurtë që kur të vijë ajo ditë, çdo shqiptarë që ka heshtur, e që i ka shërbyer kësaj kakistokracie, do të turpërohet për mungesën e guximit e të reagimit qytetarë, për shitjen e votës, për patronazhimin në shërbim të kontrollit mbi qytetarët dhe hapësirat e lirisë dhe demokracisë. Unë jam i sigurtë që edhe gojëkyçurit dhe injorantët e ngjitur deri në majat e pushtetit dhe të institucioneve, do të ndihën të turpëruar kur të kuptojnë se cilit qëllim dhe nivel shoqëror dhe intelektual i kanë shërbyer me sjelljen, lëpirjën, korrupsionin dhe ligësinë e tyre.
-Pra ju mendoni se jemi në ditën kur punësimi i rinisë është në dorën e patronazhistëve të partisë ?!
Ngacmimin për këtë reagim e mora nga një debat i sinqertë me disa pseudo specialistë të emëruar, e që prej më shumë se 12 vitesh, vetëm sa marrin rroga të majme, edhe pse nuk dinë të bëjnë asgjë. Sepse takëmi i patronazhistave nuk ka asnjë profesion, asnjë kualifikim professional, apo janë totalishtë jashtë fushës së tyre të studimit. Ky takëm që nuk duhet për asgjë të mirë, sepse ata me ndihmën e mafies politike të projekteve, kanë marrë dhe po marrin të gjithë paratë dhe fondet e projekteve të BE dhe të buxhetit të shtetit, e kështu janë bërë trima në drejtim të plotësimit të letrave dhe të dosjeve fiktive, të atyre premtimeve për vënde pune në administrate, mendojnë së “partia i di të gjitha dhe është mbi çdo gjë”. Si profesor i vreshtarisë dhe ampelografisë, e me një përvojë pune terreni dhe auditori 40 vjeçare, dy muaj para zgjedhjeve kërkova që të jem pjesë e një projekti të rajonizimit të vreshtave në Shqipëri. Këtë e kërkova me qëllimin tim të mirë, pasi kjo është fusha ime e studimit, dhe se në këtë fushë, padyshim që kemi edhe kualifikimin dhe përvojën më të lartë e më efektive.
Pas shumë pak kohësh nga interesimi im, kuptova që nga projekti me mënjanuan, sikurse unë e kuptoj vetëm për qëllime korruptive. Sepse nga prezenca ime, projekti nuk mund të mbyllej me një dosje fiktive, as me një drekë me bërxolla derri e verë të kuqe, por me një produkt real dhe efektiv. Prezenca jonë do të ishte garancia më e madhe, që edhe paratë e shtetit, të mund të shpenzoheshin vetëm duke prodhuar një zgjidhje shkencore, produktive dhe afatgjatë.
Pasi kisha marrë vesh që unë jam mënjanuar nga projekti dhe nga fusha ime e përvojës dhe e studimeve 40 vjeçare, në një bisedë telefonike që pata me një specialistë të mirë të Vlorës, ai më tha se “Më vjen keq që të mënjanuan, sepse na duhej shumë prezenca jote”. Dhe specialisti vazhdoj duke me thënë se “nuk na dëgjuan, sepse jemi e do të mbetemi idealistë dhe korrekt me profesionin”. Në këtë rast, nga brendësia më erdhi një ofshamë për humbjën e madhe të sektorit të vreshtarisë dhe të punësimit dhe të prodhimit kombëtarë të Shqipërisë, e jo kurrë për ndonjë arsye personale, sepse nga ky mënjanim, personalishtë nuk humbas asgjë. Bisedën midis kolegësh e mbyllëm me shprehjen e njohur të Profesor Arben Malajt, që thotë: “Më mirë idealist se sa xhepistë”. Kështu që është bërë zakon që edhe ekspertizat dhe studimet shkencore, madje edhe standartët dhe zgjidhjet ekonomike bashkëkohore, po pretendohet se i dinë dhe bën patronazhisti i partisë. Në këtë mënyrë, zgjidhja e problemeve dhe punët e prodhimit janë degraduar në dorën e klaneve të korrupsionit dhe të mafies së projekteve, nga ku paratë dhe projektet janë zhdukur, e në terren nuk ka mbetur asgjë. Ndërsa kur unë e mora vesh faktin se kush mori pjesë në takimin kombëtarë të datës 17 qershor për vreshtat dhe verërat, patjetër që kuptova se aty nuk mori pjesë asnjë nga profesionistët e mirfilltë të fushës. Zakonishtë, mbledhjet dhe seminarët sa për të bërë fotografi dhe dosje fiktive, janë bërë një praktikë e njohur e propagandës dhe ligjërimit të fiktivitetit. Si gjithmonë, në korrupsionin dhe injorancën e klaneve të partisë dhe menjanimin e ekspertëve dhe të studjuesve të çërtifikuar e ndërkombëtarishtë të njohur të Shqipërisë, dëmin më të madh e pësojnë punësimi, prodhimi, turizmi, importet dhe ekonomia jonë kombëtare. Ndërsa thithëlopat e korrupsionit të partisë vetëm sa trashem dhe rriten. Korrupsioni dhe injoranca po djegin dhe po degjenerojnë çdo gjë, pasi nuk mund të bëhët kurrë administrata, as shteti e as ekonomia me amoralitet dhe as me klane dhe grupe patronazhimi, krimi dhe as korrupsioni. Në një kafe në Raislip të Londrës, në ditën e dielë me 22 qershor 2025, takova tre nga ish studentët e mi të fushës së bujqësisë, e që sot punojnë për krijimin dhe mirëmbajtjen e bahqeve (gardenit) në Londër. Njëri nga ish studentët tonë, i cili kishte mbaruar Mastërin Shkencorë në vreshtari, e që kishte qëndruar 7 vite pa punë, që nga korriku i vitit 2018-deri me 4 qershor kur ai kishte arritur në Angli, na tregoj se si për 7 vite me radhë, pavarësishtë nga përpjekjet nuk arriti që të punësohej si agronom. Edhe pse shërbimi bujqësorë, prodhimi, eksportët, dhe siguria ushqimore në të gjithë Shqipërinë ishin dhe janë në ditën e tyre më të zezë. Ai me tregoj se si në periudhën prill-maj 2025, patronazhisti i lagjes, për të siguruar tre votat e familjes së tij, i kishte premtuar punësimin në administratë menjëherë pas zgjedhjeve. Në këtë pikë fillon edhe ajo mërzitja kur mëson dhe kupton që jeton në një vënd ku për 12 vite me radhë, si profesor dhe si ekspert i bujqësisë, në të gjitha shkrimet dhe daljet televizive, gjithnjë kemi kërkuar nga ministria e bujqësisë që të punësohen agronomët dhe studentët që diplomohen në fushën e bujqësisë, e jo të mbahen pa punë dhe larg profesionit, e të dëbohën përmes mizerjes së njohur ekonomike dhe administrative.
Në këtë rast, për rreth dy orë, unë u çmalla me ish studentët e mi, si dhe kuptova se si në këtë vënd ku neve jetojmë e punojmë, edhe fatin e punësimit nuk e ka më në dorë ligji as merita, por e ka patronazhisti që të përndjek, të shantazhon, të përgjon, të përgojon, e që të fut edhe dorën në xhep dhe deri në shpirt duke të vjedhur votën, pronën, vullnetin dhe dinjitetin njerëzorë.
Në të gjitha rastët, patronazhistët, hajdutët, injorantët dhe spihunat nuk besoj që kanë patur dhe kanë identitet politikë e as njerëzorë. Ama fataliteti shoqëror e politikë fillon dhe vepron aty dhe atje ku këtij takëmi të ulët i jepet krah dhe mbështetje politike.
-Po si do ta përkufizoje sot politikën e qeverisë shqiptare. Çfarë ka sjellë politika e PS në këto 12 vjet në pushtet?
Pamja apo dëshmia më e mirë e asaj që ndodh, duket që Shqipëria me tokën, me klimën dhe me njerëzit e saj të mrekullueshëm, që çdo ditë po kërkojnë të ikin pasi më parë të largojnë fëmijët e tyre nga papunësia, pasiguria dhe varfëria që ka shkaktuar korrupsioni. Të tillë situatë nuk e shkaktojnë kurrë profesorët, ekspertët e as puntorët dhe prodhuesit, prandaj ndodh mënjanimi i përhershëm i tyre nga puna dhe prodhimi. Sikurse duket, një dorë e zezë po e kërkon shkatërrimin e pakthyeshëm të shtetit dhe të kombit. Këtë lloj situate e shkaktojnë vetëm të korruptuarit dhe takëmi i patronazhistave të kudo gjëndur, e të gatshëm për ta djegur Shqipërinë për partinë.
Përfitoj nga rasti për të bërë një thirrje vllazërore për më shumë vetëpërmbajtje, bashkëpunim, gjithëpërfshirje, dije dhe ligjshmëri. Patronazhimi politikë është rruga më e sigurtë drejtë humnerës kombëtare.