Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë Nr. 9 në Tiranë, ku ka folur për situatën politike në vend dhe organizimin e strukturave të opozitës.
Këlliçi deklaroi se Shqipëria ndodhet, sipas tij, në një krizë të rëndë për shkak të asaj që e cilësoi si ‘inkrimimin e skajshëm të qeverisjes’ dhe rënien e shtetit.
‘Shqipëria është në krizë të rëndë për shkak të inkriminimit të skajshëm të qeverisjes dhe rënies së shtetit’, u shpreh Këlliçi.
Ai tha se demokratët po mobilizohen në të gjithë vendin për atë që e cilësoi si një betejë politike për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
‘Demokratët po mobilizohen kudo për betejën politike që do ta shpëtojë vendin nga sundimi korruptiv e kriminal i Edi Ramës’, deklaroi nënkryetari i PD-së.
Këlliçi u ndal edhe te organizimi i strukturave të PD-së në Njësinë 9, duke vlerësuar angazhimin e tyre në terren.
‘Dega 9 në Tiranë është në aksion, në komunikim të pandalshëm me qytetarët dhe në forcim e ripërtëritje të strukturave’, shkruan ai.






















