Kërpaçi : Vazhdojnë mashtrimet për banorët e Kombinatit, pasi u kanë tjetërsuar pronën, tani nuk u japin as bonusin e qirasë

191
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Kryetarja e LRI, Floida Kërpacci, me anë të një videoje tregon se ku do t’i degdisë banorët e pallatave të dëmtuara në Kombinat, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Qytetari që ka realizuar dhe më ka nisur videon denoncon se kanë nisur eksplorimet për të parë sa kate mban toka. Vazhdojnë mashtrimet për banorët e Kombinatit, pasi u kanë tjetërsuar pronën, tani nuk po u japin as bonusin e premtuar të qirasë!”, – shprehet Kërpacci në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë :

A është ky vendi ku Erion-Betoni i Bashkisë do të degdisi banorët e pallateve të dëmtuara në Tiranë nga tërmeti? Qytetari që ka realizuar dhe më ka nisur videon denoncon se kanë nisur eksplorimet për të parë sa kate mban toka. Vazhdojnë mashtrimet për banorët e Kombinatit, pasi u kanë tjetërsuar pronën, tani nuk po u japin as bonusin e premtuar të qirasë! Banorëve të kombinatit duhet tu rindërtohen shtëpitë aty ku janë, në KOMBINAT!

Linku për të parë videon :
https://www.facebook.com/floidakerpaci/videos/175315254380154