Vasili: Edi Rama peng dhe vegël e strategjisë e pazareve të pista anti Europë!

62
Sigal

Mesditën e sotme, Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për media foli për strategjinë që Kryeminstri Rama ka zgjedhur për proccesin e vaksinimit.

“Pyetja është kjo: Kur do të vaksinohen shqiptarët? Mos do të thotë Rama se mund të flasë si të dojë, si garip i rrugës edhe për vaksinën? Epo kjo ka të bëjë me shëndetin e shqiptarëve. Në 24 muaj do të thotë dhjetëra mijëra qytetarë të infektuar, e fatkeqësisht mijëra njerëz që humbin jetë. Kush përgjigjet për këto. Bërja e vaksinës është një barrierë, nuk është një moment për të hedhur hallin e Ramës, i cili i mbërthyer nga dara e skandaleve të jashtëzakonshme, siç qe skandali i miliarderit të Dubait, përdor disa dhjetëra qindra vaksina për të hedhur hallin e ditës.”, – tha Vasili gjatë deklaratës.

Deklarata e tij e plotë :

Të nderuar qytetarë dhe qytetare.

Sot në mënyrë shumë të rrezikshme sërish Edi Rama shfaqi strategjinë  e tij të mirë përcaktuar anti Europë. Mbështetjet e BE me veprime, me transparencë, me zhvillim të plotë të demokracisë janë hapa pa kthim të cilat Edi Rama nuk mund t’i ndalë dot. Në të kundërt ai ka zgjedhur të flasë publikisht e të thotë që ky lidhur me Europën mund të flasë si të dojë. Si qytetar i zakonshëm. Edi Rama nëse do të flasë si qytetar aty në rrugë, të largohet nga zyra e tij e kryeministrit, të shkojë në shtëpinë e tij në Surrel e të këpusë broçkulla sa të dojë për Europën e të shikojë do ta dëgjojë njëri në Europë dhe në Shqipëri. Por në karrigen e kryeministrit ai nuk ka asnjë të drejtë, as të bëjë garipin, as të bëjë vagabondin e porositur për të penguar sfidën evropiane të shqiptarëve. Është e qartë që të gjithë veprimet e tij qofshin ato të mëdha që vënë Shqipërinë në tavolinë siç ndodhi në Dubai e të gjitha aferat e koncesioneve të tij të tenderëve sekretë të tij janë sigurisht një dimension antieuropian, por mbi të gjitha është një dimension mafioz dhe kriminal.

Patjetër që dimensioni mafioz dhe kriminal nuk ka lidhje me Europën dhe patjetër që ne si evropianë jemi kundër një dimensioni të tillë ne e dimë më së mirë edhe e kemi parë me sytë tanë që raporti Shqipëri Europë, jo raporti i Edi Ramës me Europën ka qenë i tillë që Europa organizoi një konferencë të madhe donatorësh për rindërtimin  ku më i ekzaltuari, i përloturi dhe histeritë më të mëdha i bëri Edi Rama pas një konference që siguroi 1,15 miliardë euro. Gjithashtu ne jemi të njohur sesi që me 24 mars, ndihma europiane për Shqipërinë 50 milionë euro lidhur me pandeminë, ku vetëm për shëndetësinë ishin 4 milionë euro, më shumë seç kishte vendosur vetë Edi Rama, i cili duhet të kishte akorduar fonde shumë më të mëdha se kaq. Njëherazi po vetë kemi parë me sytë tanë sesi 180 milionë euro të tjera u vendosën nga Europa si kredi me terma jashtëzakonisht të favorshme, për të mbështetur pasojat e pandemisë.

Sigurisht që këto para jepen e kërkojnë transparencë dhe Edi Rama e urren transparencën, sepse do t’i grabisë e t’i përdorë. E që të fitojë pikërisht këtë mundësi të grabitjes e të vjedhjes, përdor çdo gjë, e mbi të gjitha përdorimi më kriminal ka qenë përdorimi i vaksinës, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me pandeminë, me mbrojtjen nga Covid 19. Ky përdorim kriminal, për t’iu kundërvënë Europës, ndërkohë që ky individ ishte i vetmi që u përpoq  që të shpërdoronte me vaksinën, është një politikë e ligë, e keqe, të cilën shqiptarët e refuzojnë.

Shqiptarët janë dëshmitarë që Parlamenti i tyre si kurrë ndonjëherë në 30 vjet nuk ka ditur se çka votuar, ka votuar një titull dje në tavolinë dhe nuk di sa para ka votuar, të cilat merren nga buxheti i shqiptarëve, nuk di sa vaksina do vijnë në Shqipëri, nuk di se cila është mënyra dhe ritmi i ardhjes, por di vetëm një gjë dhe shqiptarët duhet ta fiksojnë: Edi Rama në mes të Parlamentit ka thënë se skenarët e tij shkojnë deri në 24 muaj. Pra dhe dy vjet të tjera e më larg, mjaft shqiptarë nuk do të kenë mundësi të vaksinohen.

Pyetja është kjo: Kur do të vaksinohen shqiptarët? Mos do të thotë Rama se mund të flasë si të dojë, si garip i rrugës edhe për vaksinën? Epo kjo ka të bëjë me shëndetin e shqiptarëve. Në 24 muaj do të thotë dhjetëra mijëra qytetarë të infektuar, e fatkeqësisht mijëra njerëz që humbin jetë. Kush përgjigjet për këto. Bërja e vaksinës është një barrierë, nuk është një moment për të hedhur hallin e Ramës, i cili i mbërthyer nga dara e skandaleve të jashtëzakonshme, siç qe skandali i miliarderit të Dubait, përdor disa dhjetëra qindra vaksina për të hedhur hallin e ditës.

Shqiptarët duhet ta dinë, që 440 e ca janë aplikuar për 8 ditë dhe ritmi ka qenë më pak se 60 vaksina në ditë. Ky është ritëm kriminal, pasi të gjithë ata që vaksinohen janë në vijën e parë të rrezikuar maksimalisht. Brenda ditësh të ishin vaksinuar. Shqipëria ka një sistem kombëtar vaksinimi, nga më të mirët në Europën Juglindore. Nuk ka nevojë Shqipëria të vaksinojë nëpër stadiume, por të arrijmë normalitetin për tu ndarë njëherë e mirë me Covid-19 dhe për të ardhur në realitetin e mundshëm. Stadiumet janë vendet e sportit jo të vaksinimit. As spitalet nuk mund të jenë stadiume as stadiumet nuk mund të jenë spitale.

Është një krim i vërtetë përdorimi i politik i vaksinës për qëllime të brendshme dhe qëllimet e tij politike anti-europiane në krahun tjetër. Sjellja e parlamentit dje, ku arrin që paratë e shqiptarëve të mos bashkëfirmosen nga ministri i Financave, por nga ministri i rindërtimit nga tërmeti, tregon më së miri se çfarë shteti e qeverisje ka Edi Rama. Nuk dihet për çfarë votohet, por vetëm u jepet një titull. Në mënyrën më të mundshme hidhen votat. Kësaj qeverisjeje i duhet dhënë derma e të bëhet përmbysja e madhe që do të ndodhë pa asnjë diskutim në 25 prill, sepse shqiptarët nuk duan që problemet e tyre shëndetësore të përdoren për qëllime politike, por nuk duan që milionat e eurove të tyre të futen në kanalet klandestine ashtu siç u futën edhe vaksinat, në torbën e Edi Ramës, që nuk i dihet as vendi nga erdhën. Pra ku kryeministri i vendit të shndërrohet në një kontrabandist ilaçesh.