Vaksinimi anti-Covid në staduimin “Air Albania”, FSHF i kërkon qera Ministrisë së Shëndetësisë

283
Sigal

Stadiumi kombëtar “Air Albania” është vënë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prej datës 11 janar, teksa po kryet procesi i vaksinimit ndaj COVID-19.

Prej disa ditësh organi më i lartë i futbollit në vend (FSHF), i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, teksa kërkon një qira për përdorimin e impiantit. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zv.kryeministri Erjon Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku nuk i ka kursyer “thumbat” për FSHF-në.

Arsyeja e kësaj kërkese është sepse gjatë kësaj periudhe stadiumi ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje që FSHF e ka të vështirë ta përballojë.

Proçesi i vaksinimit pritet të zgjasë për disa muaj, ndërkohë që palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që stadiumi do të jetë në dispozicion para datës 28 mars, kur është planifikuar të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.