Sigal

Një 25 vjeçar dhe një 34 vjeçare, të dy shqiptarë, janë arrestuar në doganën italiane të Chiassos në kufi me Zvicrën.

Në makinën e tyre me targa shqiptare policia kufitare italiane ka gjetur të fshehura në kroskotin e mjetit 11 kg heroinë.

Dy shtetasit shqiptarë janë rezidentë në Shqipëri e po tentonin të hynin në Zvicër permes kufirit italian.

Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës tip heroinë.