Banka Intesa Sanpaolo mban 36 euro komision për një tansfertë,në faturë shkruhej 11 euro

61
Sigal

Mashtrimet, zhvatjet dhe vjedhjet, dita-ditës, po shndërrohen në një fenomen normal në Shqipëri.

Kjo pasi shqiptarët po vidhen nga të gjitha anët, jo vetëm nga institucionet publike, por edhe ato private.

Një rast të tillë ka denoncuar së fundmi një qytetar në redaksinë tonë. Ai thotë se për një transfertë parash me vlerë 100 euro, banka “Intesa Sanpaolo” i ka mbajtur 36 euro komision.

Ai thotë se në momentin e konfirmimit të pagesës, në faturë shkruhej se komisioni është 11 euro. Por kur qytetari ka kontrolluar balancin, ka parë që banka i ka mbajtur 36 euro komision për këtë transfertë.

Kur qytetari është ankuar te banka për këtë vjedhje, ata i kanë thënë se “ky është minimumi që mban banka jonë”. Qytetari e cilëson të turpshme këtë vjedhje dhe përfitim që banka bën në kurriz të klientëve të saj.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje  Doja te ndaja me ju nje situat qe me ka ndodhur. I dergova nje mikut tim 100€ dhe komisioni qe banka INTESA SAN PAOLO mban eshte 36€ . Ne momentin e konfirmimit te pageses shkruhet qe pagesa komisionit eshte 11€ nderkohe shoh qe kan mbajtur 36€. I mora ne telefon dhe justifikimi tyre ishte ” ky eshte minimumi qe mban banka jon”. E turpshme se si na genjejn dhe si perfitojn nga ne. joq