Kush ishte banakieri që u nxorr sot nga rrënojat e hotelit

523
Sigal

Janë të pafundme historitë e dhimbshme të personave që kanë humbur jetën në dy ditët e fundit në tragjedinë që goditi Shqipërinë si pasojë e tërmetit.

Ditën e sotme nga rrënojat u nxorr edhe trupi i një banakieri. Sotiraq Mishaj punonte në hotelin Mira Mare në Durrës.

Ai ishte 54 vjeç dhe trupi i tij u nxorr nga efektivët e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në bashkëpunim me ekipin e huaj në përbërje të të cilit kishte personel turk, maqedonas, spanjoll, serb, të shërbimit SAR (search and rescue) si dhe RENEA, shërbimi i zjarrfikësve.

“Pas përpjekjesh të gjata dhe me ndihmën e specializuar të kolegëve të huaj në ekspertizë dhe teknologji pajisjesh, u bë e mundur nxjerrja e trupit në orët e vona të pasdites së sotme.