Kaosi në Parlament, Mazhoranca kërkon masë disiplinore edhe për tre deputetë të tjerë të opozitës

52
Sigal

Mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.