Gjendet pajetë 91 vjeçari në Vlorë, dyshohet se është vrarë

347
Sigal

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur nga policia në banesën e tij në lagjen  4 Heronjtë” në qytetit e Vlorës.

Viktima është 91 vjeçari Seri Petanaj, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë, pasi në trup i janë gjetur disa shenja të shkaktuara nga një mjet prerës.

91 vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe policia ka shkuar aty pas denoncim të bërë nga i biri se ai nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën.

Menjëherë është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen ngjarjes.