Kujdesi që duhet të tregoni për sistemin tretës gjatë natës

419
Sigal

Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit tretës të njeriut.

Mjafton një dozë e vogël me xhenxhefil përpara ushqyerjes dhe do të ndiheni shumë në formë.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një kurë natyrale të çmuar për sistemin tretës me disa përbërës të thjeshtë: xhenxhefil, mjaltë, limon, piper.

Këto përbërës janë të ngrohtë dhe qetësues për stomakun.

Përbërësit:

4 limonë

3 copa xhenxhefil nga 1 cm secili

Çerek filxhani caji me mjaltë

Çerek luge gjelle me piper të zi.

Një filxhan me ujë

Përgatitja:

Shtrydhini limonët në një filxhan.

Në një mikser shtoni copat e xhenxhefilit dhe pak ujë. Përziejini së bashku deri sa të formohet një masë e qullët. Më pas shtoni sërish ujë dhe kullojeni lëngun në një filxhan tjetër.

Në një enë qelqi, përzieni lëngun e limonit me atë të xhenxhefilit.

Shtoni piperin e zi dhe mjaltin.

Futini sërish në mikser për një përzierje të shkurtër por përfundimtare.

Më pas lëngun futeni në frigorifer.

Vlerat e Kurës Me Xhenxhefil, Mjaltë Dhe Limon

Kjo kurë është ideale për problemet me stomakun dhe pastrimin e zorrëve.

Ajo është efikase kundër gazrave dhe fryrjes.

Ju mund të pini një gotë me lëng xhenxhefili përpara se të bini për të fjetur që të merrni vlerat e këtij zhardhoku ndërkohë që jeni në gjumë.

Ky lëng ka aftësi pastruese të të gjithë sistemit tretës.

Mund ta pini 3-4 herë në javë për rreth 2 muaj.

Xhenxhefil Për Të Gjithë Organizmin

Stimulon qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili është i pasur me zink dhe magnez që janë të nevojshëm për qarkullimin e mirë të gjakut dhe largimin e kolesterolit të keq të akumuluar në mëlçi.

Përmirëson përthithjen e ushqyesve

Xhenxhefili stimulon sekretimin e enzimave në stomak dhe pankreas dhe përthithjen e ushqyesve thelbësorë.

Nëse vuani nga mungesa e oreksit, atëherë përtypni një copë të vogël xhenxhefil përpara çdo vakti dhe do të vini re përmirësim të menjëhershëm.

Kundër virozave dhe të ftohurës

Xhenxhefili është përdorur prej shekujsh kundër virozave dhe të ftohurës sepse konsiderohet si antibiotik natyral i fuqishëm.

Forcon sistemin imunitar

Nëse konsumoni xhenxhefil në mënyrë të rregullt, do të vini re se sistemi imunitar funksionon shumë mirë.

Xhenxhefili ju vjen në ndihmë kundër infeksioneve, kollës, gripit, të ftohurës dhe sëmundjeve kronike.