EMRI/ Aksidentohet me motor, vdes 22-vjeçari shqiptar në Greqi

29
Sigal

I hidhur ka qenë fati i një 22-vjeçari shqiptar, i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi pas mesnate në Nea Eritrea në Greqi.

Angjele Saliu nga Cërriku, por me banim në Nea Eritrea, ka qenë duke drejtuar motorin me targa IPK-0166 në rrugën “Harilaou Trikoupi”, kur rreth orës 00.30 është përplasur me një automjet të drejtuar nga një 63-vjeçar grek. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë i riu shqiptar, trupi i të cilit është transportuar me autoambulancë drejt spitalit “KAT”.

Nga veprimet e para në vendngjarje është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse te viktima, ndërkohë që drejtuesi i automjetit, greku Konstantino Ioannou, 63 vjeç, është arrestuar.