Edhe Greqia në karantinë, shkon në 190 numri i të prekurve me koronavirus

418
Sigal

Numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, ka shkuar në 190, ndërkohë që raportohet se 5 persona janë në gjendje të rëndë.

Nga raportimet e mediave greke thuhet se pritet rezultati edhe për persona të tjerë.

Vetëm brenda një dite, numri i të prekurve ka shkuar në 72 persona. Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregtare.

Aktualisht një person ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës. Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.