Dhunonte babain e tij të moshuar, arrestohet 28 vjeçari në Korçë

147
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit Gj. R., 66 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.